Connect with Us

E rëndë në Vlorë/ Humb jetën në oborrin e shtëpisë i moshuari

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Humb jetën në oborrin e shtëpisë i moshuari

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Nartë të Vlorës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në pusin pranë shtëpisë.

Sipas njoftimit nga blutë e qytetit, mësohet se viktima me inicialet K.K  është rreth 80 vjeç, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Nuk i pëlqyen dhomat në hotelin luksoz/ Amerikania “ngre në këmbë” policinë dhe Ambasadën

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku pas një konflikti me një grup të rinjsh humbi jetën një nga vëllezërit, ndërsa tjetri është i plagosur rëndë.

Sipas bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë .



LEXO EDHE:  Nuk i pëlqyen dhomat në hotelin luksoz/ Amerikania “ngre në këmbë” policinë dhe Ambasadën

LEXO EDHE:  Pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Pasuria e gjyqtares që bën tre punë njëherësh

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç,  ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se viktima është rreth moshës 26 vjeç, ndërsa i plagosuri rreth 19 vjeç.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fushën e vjetër të sportit në Elbasan.



Sipas ABC, Florenc Kovaçi ka ndërruar jetë ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi.

LEXO EDHE:  Çudirat e makinave të policisë/ Në letra figuron “Renault”, në targa “Volkswagen”

LEXO EDHE:  Nuk i pëlqyen dhomat në hotelin luksoz/ Amerikania “ngre në këmbë” policinë dhe Ambasadën

Mollë sherri mësohet se ka qenë një femër. Pikërisht për të, sherri mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta./CNA.al

E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika mes të rinjve, ndërron jetë njëri nga vëllezërit, tjetri i plagosur

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Dy persona të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme në zonën pranë Liqenit Artificial  ka ndodhur një askident.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Ende nuk është bërë e ditur gjendja e tyre shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE