Connect with Us

Denoncim- Familjarët e ish deputetes së LSI të përfshirë në ndërtimin e hidrocentralit në Lurë

Denoncim

Denoncim- Familjarët e ish deputetes së LSI të përfshirë në ndërtimin e hidrocentralit në Lurë

Publikuar

-

cna lajme denoncim

Pranë CNA.al ka mbërritur një denoncim, ku një qytetar shkruan se pas kësaj skeme fshihet familjarë të ish deputetes së LSI Kejdi Mehmetaj. Sipas denoncuesit, në zonën e Lurës po vijojnë ndërtimet për një tjetër hidrocentral, punime të cilat janë një dëshmi e pastër e shkatërrimit të natyrës dhe resurseve të saj.

Denoncuesi thekson se bashkëshorti i ish deputetes Arbër Kaçi, së bashku me të atin e vetë, Dylejman po shkatërrojnë  gjithë zonën e Borie-Lurës. Diga e HEC-it “Borie-Lurë 1” planifikon të mbledhë ujërat e përrenjve që burojnë nga Kurora e Luleve për të prodhuar energji elektrike.

Referuar një investigimi të bërë nga Citinzes Channel, Dylejman Kaçi tregon se mundësitë nuk i kanë munguar që të largohet prej kohësh nga Lura, por ka zgjedhur të qëndrojë, pasi dëshiron të investojë në ekoturizëm.

LEXO EDHE:  Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë

Ndërtimet në zonën e Lurës kanë filluar që pas viteve 1990, ku sipërfaqe të shumta pyjore u shkatërruan për qëllime personale dhe biznesi.

CNA.al kontaktoi me ish deputeten e LSI Kejdi Mehmetaj, e cila mohoi që bashkëshorti i saj të jetë i përfshirë në ndërtimin e hidrocentralit të Lurës.

“Unë nuk jam e martuar së pari në gjendjen civile. Dhe ai nuk është i përfshirë në asnjë ndërtim hidrocentrali në Lurë”, tha Mehmetaj shkurtimisht për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Fiks Fare/ Të rinjtë me çrregullime të spektrit autik të braktisur, në Shqipëri nuk ka qendër zhvillimi për adultët

Publikuar

-

Nga

Lindita Kosturi dhe Çlirim Zajmi prindër të dy fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim.

Ata ngrenë zërin se po vuajnë mungesën e një qendre zhvillimi për fëmijët e tyre, pasi për moshën mbi 18 vjeç nuk ka asnjë qendër të tillë. Ata tregojnë se kur fëmijët e tyre kanë qenë më të vegjël janë trajtuar me terapi dhe seanza zhvillimi, por tani që kanë kaluar moshën 18 vjeç nuk gjejnë përkrahjen e një institucioni ku mund t’i dërgojnë. Prindërit thonë se u duhet që fëmijët e tyre të kenë patjetër dikë mbi kokë, pasi herë pas here shfaqin shenja agresiviteti. Kjo ndodh jo vetëm me familjarët, por mund të lëndojnë edhe njerëz të ndryshëm apo edhe veten.
Çlirimi thotë se e bija trajtohet me një kemp prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe aq të ardhura nuk mjaftojnë as për shërbimet e saj dhe as për seancat e terapive. I gjendur në këto kushte ai shprehet se është i detyruar të lërë punën dhe t’i përkushtohet vajzës së tij. I pyetur nëse ka patur një mbështetje institucionale ai shpreh pakënaqësira dhe thotë se fëmijët me çrregullime të tilla nuk kanë nevojë vetëm me datën 2 Prill në ditën kombëtare të Autizmit, por u duhet vëmendje në 365 ditë të vitit, kjo jo për mëshirë, por për nevojat që ata kanë.

Erges Eskiu, Logoped dhe terapist zhvillimi në lidhje me mungesën institucionale për fëmijët me autizëm thotë se ata kanë nevojë të trajtohen dhe të ndiqen me terapi private dhe shtetërore. “Një fëmijë me autizëm ka nevojë për përkujdesje dhe kjo për prindin është e vështirë, pasi i duhet që njëri të mos jetë në marrëdhënie pune. Asistenca që marrin këta fëmijë doja të bëja thirrje që të jetë më e madhe, pasi nuk mjaftojnë 200 mijë lekë të vjetra as për terapi. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për kujdestari të veçantë. Është më mirë që fëmijë të jetë në një institucion për t’u socializuar. Qendra trajtimi për adultët ka qenë vetëm një qendër në zonën e quajtur Prush dhe që duhej të financohej nga vetë prindërit. Është shumë e vështirë për këta fëmijë sepse pas moshës 18 vjeç e kanë shumë të vështirë se ku duhet të drejtohen dhe për fat të keq u duhet të mbyllen në shtëpi. Është e rëndësishme të hapen institucione të reja me staf të kualifikuar” u shpreh për Fiks Fare z. Eskiu.

LEXO EDHE:  Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë

LEXO EDHE:  I vdiq burri pak muaj më parë/ Irma Libohova: Kur më merr malli për të hap Whatsapp-in



Ndërsa Besmira Zenelaj, Psikiatre pranë Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për fëmijët dhe adoleshentet thotë se në këtë qendër trajtohen vetëm grupmoshat nga 0-18 vjeç. Në trajtimin e tyre përfshihet psikiatri, pediatër zhvillimi, rehabilitimi psikosocial. Momentalisht në këtë qendër trajtohen 120 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. “Ne funksionojmë me hospitalizime ciklike për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin shërbimet ne vende të largëta. Për moshën mbi 18 vjeç nuk bëhet fjalë më për zhvillimin e tyre, sepse mendohet që në këtë moshë kanë arritur mjaftueshëm zhvillim” shpjegon znj. Zenelaj. Ajo thotë se për të rinjtë me probleme specifike mbi 18 vjeç janë qendrat komunitare ku përbëhen nga mjek psikiatër. Këto qendra komunitare që janë tre vetëm në Tiranë të përbërë nga punonjës social , psikiatër dhe një psikolog e shtrijnë shërbimin vetëm me vizita dhe jo me hospitalizim. Pra nëse një i ri me çrregullime të spektrit autik pëson një krizë merr vetëm shërbimin e shpejtë në këto qendra e më pas duhet të rikthehet sërish në shtëpi.

Këta prindër duan që fëmijët e tyre edhe pse kanë kaluar moshën 18 vjeçare të kenë ende qendra në të cilat mbi të gjitha ata të socializohen./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Policia Rrugore në aksion me makinë “borxh”, i ndryshon bojën

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë.

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin.

Më në fund stafi e gjeti automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve. Për këtë problem “Stop” pyeti dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet.

“Nuk na lejohet që të japim informacion pa urdhrin e eprorit kështu që do të drejtoheni tek Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Nuk kemi dijeni për këtë pjesë”, tha një prej policëve.



Sipas të dhënave, automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA 127 KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

LEXO EDHE:  Shtohet opozita parlamentare/ Kandidatja e LSI pranon mandatin

LEXO EDHE:  Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë

“Pretendohet që ky automjet të jetë i bllokuar, por përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia Rrugore e Fierit”, raportoi gazetari i “Stop”.

Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Çaushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.

“Pas shumë tentativash për të biseduar me shefin e Policisë Rrugore të Fierit zotin Klodian Çaushit patëm një komunikim nëpërmjet mesazheve ku na tregoi që duhet t’i drejtohemi zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit. Meqë ai nuk donte që të jepte një koment për makinën që nuk i përket policisë, ne i drejtohemi publikisht dhe zyrtarisht Klodian Çaushit për ta pyetur: Makina, a ka kontrollin teknik të kryer? A ka siguracionin? Dhe në qoftë se ndodh ndonjë aksident me këtë automjet, atëherë ky shef i Policisë Rrugore, çfarë procedure do të ndjekë”, tha gazetari./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendgjarje krimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Klodian Tomorri 

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit.



Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

LEXO EDHE:  Shtohet opozita parlamentare/ Kandidatja e LSI pranon mandatin

LEXO EDHE:  Simpatizantët e LSI-së mblidhen në mbështetje të Metës

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat./CNA.al

LEXO TE PLOTE