Connect with Us

Burri i dënuar për korrupsion, vëllai gjyqtar i lidhur me krimin/ Prokurorja në “ethe” nga Vettingu

Vetingu

Burri i dënuar për korrupsion, vëllai gjyqtar i lidhur me krimin/ Prokurorja në “ethe” nga Vettingu

Publikuar

-

cna lajme vetting

Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit u përpall të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancën negative të konstatuar për blerjen e një apartamenti në Shkodër.

Ajo dha shpjegime dhe për një raport negativ të DSIK-së, që bazohej në informacionet lidhur me bashkëshotin ish-prokuror të dënuar për korrupsion dhe për vëllanë e saj gjyqtar, për të cilin kishte pasur të dhëna për kontakt me krimin e organizuar. Në vlerësimin profesional, Prençi u vlerësua pozitivisht.

Trupi gjykues i KPK që po kryen procesin e rivlerësimit për pokuroren Prençi kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Ajola Prençi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, Prençi u emërua në prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.

Raporti negativ i DSIK

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar që në krye të herës raport negativ, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurores Prençi për të vazhduar detyrën. Megjithëse DSIK ka raportuar se ndaj prokurores Ajola Prençi nuk disponohen të dhëna për përfshirjen e saj në veprime të kundërligjshme, raporti e penalizon subjektin për shkak të dënimit të bashkëshortit të saj për korrupsion.

Bekteshi nuk e bëri të ditur emrin e bashkëshortit të subjektit, por bëhet fjalë për ish-prokurorin e Pukës, Pëllumb Prençi, i shkarkuar në vitin 2014 pasi u dënua për korrupsion.

Gjithashtu, DSIK ka informuar se për vëllanë e subjektit të rivlerësimit, i cili ushtron detyrën e gjyqtarit ka të dhëna për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Bazuar në këto të dhëna, si dhe në faktin se subjekti ka shënuar gabim vitin e lindjes së formularin e deklarimit të pastërtisë së figurës, DSIK i ka qëndruar konstatimit për papërshtatshmërinë e Prençit për të vazhduar detyrën.

Bekteshi pohoi se edhe Komisioni ka gjetur të njëjtat konstatime si DSIK. Ajo shpjegoi se subjekti e ka deklaruar dënimin e bashkëshortit, ndërkohë që çështja është në pritje të shqyrtimit në Gjykatën e Lartë.

Bekteshi sqaroi se edhe për vëllanë e Prençit është duke u zhvilluar procesi i vetingut. Nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se prokurorja Prençi nuk ka shqyrtuar asnjë çështjeve të të përfaqësuarve nga bashkëshorti i saj në cilësinë e avokatit.

Prokurorja Prençi e kundërshtoi raportin e DSIK

“Raporti i DSIK është i pavërtetë dhe nuk ka lidhje me mua. Të gjitha konkluzionet lidhen me bashkëshortin dhe vëllanë tim gjyqtar,” pohoi ajo dhe e cilësoi dashakeq e diskretitues raportin.

Prençi theksoi se nuk e kishte fshehur ngjarjen e bashkëshortit, duke e cilësuar si më të rëndën në jetën e saj. Subjekti vijoi se zgjidhja e çështjes së bashkëshortit u takon organeve të drejtësisë.

“Nuk mund të ndikojë në vlerësimin tim. Nuk është kontakt i papërshtatshëm. Marrëdhënia jonë nuk është krijuar për shkak të detyrës, por për shkak të martesës,” deklaroi Prençi dhe këmbënguli se bashkëshorti nuk kishte pasur asnjëherë ndikim në detyrën e saj.

“Nëse DSIK do të kishte disponuar minimumin e të dhënave për ndikimin tim, do t’i kishte vendosur në raport. Por nuk kanë ekzistuar. Neve na ka lidhur jeta, por secili përgjigjet personalisht për veprimet e tij,” pohoi ajo dhe e cilësoi të padrejtë dënimin “kolektiv” të familjes.

Prençi fajësoi situatën e krijuar prej ngjarjes së bashkëshortit për transferimet gjatë gjashtë viteve të fundit, që sipas saj ka ndodhur 7 herë dhe janë të padrejta. “Kërkoj që KPK mos ta ketë në konsideratë raportin e DSIK për figurën. Nuk mendoj se një bashkëshort duhet të vlerësohet për veprimet e tjetrit,” kërkoi ajo.

Ngatërresën lidhur me vitin e lindjes Prençi e cilësoi si një gabim të kryer pa dashje dhe pa e kuptuar. Teksa subjekti po shpjegonte lidhur me konstatimin për kontaktin e papërshtatshëm të vëllait, kryesuesja Shuli vërejti se nuk i ishte kaluar barrë provë për këtë gjetje dhe Prençi i ndërpreu sqarimet.

Mungesa financiare

Komisioni konstaton pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti 75 m2 në Shkodër në vitin 2004 kundrejt vlerës 2 milionë e 450 mijë lekë. Sipas relatores Bekteshi, subjekti nuk ka deklaruar në vitin 2004 burimet e kësaj pasurie, por ka pasqyruar një kedi për blerje apartamenti. Në deklaratën veting ka deklaruar si burime kursime dhe kredinë.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashkëshorti i subjektit nuk ka deklaruar kursime në vitin 2003, kur ai ushtronte detyrën e prokurorit dhe për rrjedhojë është konsideruar vetëm mundësia e kursimit në vitin 2004. Ndërkohë, ka rezultuar se kredia në shumën 2 milionë lekë është disbursuar dhe tërhequr në shkurt të vitit 2005, rreth dy muaj pasi shtëpia është blerë. Nisur nga ky fakt, Komisioni nuk ka përfshirë në analizë si burim për blerjen e apartamentit as kredinë.

Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar se ka marrë hua në vitin 2004 shumën 1.8 milionë lekë nga familja e hallës së saj dhe ka dorëzuar si provë një deklarate noteriale të atij viti për huamarrjen. Lidhur me mundësinë e familjes së hallës për kursimin e vlerës së dhënë hua, Prençi ka shpjeguar se kjo shumë rrjedh nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti tregtar i fruta-perimeve dhe një dyqan rrobash. Ajo ka shtuar se familja e hallës ka shitur edhe dy prona tokë-arë prej nga ka gjeneruar të ardhura.

Bekteshi tha se nga hetimi ka rezultuar se bashkëshorti i hallës nuk ka pasur të regjistruar aktivitet privat dhe se nuk janë provuar me dokumentacion të ardhurat e petenduara nga tregtia. Nisur nga këto kostatime, si dhe nga fakti se subjekti nuk e ka deklaruar huanë si burim krijimi për apartamentin në Shkodër, KPK nuk e ka konsideruar në analizën financiare paraprake as shumën 1.8 milionë lekë.

Veç mospërputhjeve të deklarimeve të subjektit lidhur me burimet e krijimit, në përfundim ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 1 milionë lekë për blerjen e apartamentit në vitin 2004. Bekteshi sqaroi se Prençi e ka konsideruar si gabim të paqëllimshëm mosdeklarimin e huasë si burim krijimi për këtë apartament.

Prençi tha se ishte përgjithësisht dakord lidhur me konstatimet për kriterin e pasurisë. Ajo sqaroi se që të përfitonte kredinë i duhej të vendoste një pasuri si kolateral dhe prandaj kishte marrë huanë nga halla. Sipas subjektit, menjëherë pas blerjes së apartamentit kjo pasuri ishte vendosur si garanci në bankë për marrjen e kredisë dhe pas disbursimit të saj ishte shlyer huaja në shumën 1.8 milionë lekë.

“Nuk kishim qëllim ta fshihnim huanë, pasi kemi nënshkruar edhe akt noterial”, theksoi Prençi.

Mosdeklarimin e kursimeve në vitin 2003 nga bashkëshorti subjekti e konsideroi si një gabim për shkak të mungesës së eksperiencës në plotësimin e formularëve të deklarimit. Këtë qëndrim ajo e mbrojti me faktin se bashkëshorti kishte kryer edhe gabime të tjera në deklarime dhe solli në vëmendje se ai kishte shënuar pagën bruto, ndërkohë që duhet të pasqyronte atë neto.

Prençi deklaroi se, nëse do t’i konsideroheshin huaja dhe kursimet e bashkëshortit, atëherë rezultonte me balancë pozitive. Lidhur me mosdeklarimin e huasë si burim, Prençi theksoi se edhe aktualisht si burim për apartamentin njeh kredinë.

Për deklarimin e kredisë në vitin 2004, ajo tha se është bërë pa keqdashje pasi e ka plotësuar në vitin 2005, kur dhe ishte kryer disbursimi.

Ajo pretendoi se kishte vërtetuar me prova rrethanore se halla dhe bashkëshorti i saj kishin ushtruar aktivitet tregëtar dhe se kishin krijuar të ardhura të mjaftueshme për të mundësuar kursimin e vlerës së dhënë hua. Ajo solli në vëmendje edhe vendime të tjera të KPK-së, kur për raste të ngjashme janë konsideruar të ardhurat e personave të lidhur.

Pa probleme domethënëse ka rezultuar edhe shlyerja e vlerës së një apartamenti të blerë në vitin 2013 në Tiranë në vlerën 8 milionë lekë. Sipas Komisionit, janë konstatuar balanca negative në vitet 2011 dhe 2012, përkatësisht në shumat 228 mijë lekë dhe 60 mijë lekë.

Bekteshi referoi pretendimet e subjektit lidhur me këto mungesa financiare, e cila ka kërkuar që të konsiderohen të ardhurat e bashkëshortit për transportin, bonuset dhe dietat e përfituara prej tij. Prençi i përsëriti këto kërkesa edhe gjatë seancës dëgjimore dhe pretendoi se nëse do të përfshiheshin këto të ardhura në analizën financiare do të rezultonte balancë negative vetëm në vitin 2011 në shumën 98 mijë lekë.

Në fund të seancës, prokurorja Ajola Prençi kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 26 tetor, ora 09:30. /BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bashkëshorti i ndërpret karrierën prokurores

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Trupa e KPK –së e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi e kanë justifikuar vendimin e shkarkimit, duke e lidhur me bashkëshortin e prokurores.



Bashkëshorti i Prençi i cili është dënuar më herët  me 2 vite burg, për korrupsion.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak I është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores./CNA.al

LEXO TE PLOTE