LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VKM- Do të rritet me 10 % ndihma ekonomike/ Ja kush janë shtresat që përfitojnë

22 Tetor 2021, 15:30, Aktualitet CNA
VKM- Do të rritet me 10 % ndihma ekonomike/ Ja kush janë shtresat

Do të rritet me 10% ndihma ekonomike. Shtresat që do të përfitojnë nga kjo ndihmë do të jenë familjet me tre fëmijë nën 18 vjeç dhe fëmijët jetimë.

Gjithashtu do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022

Pas një periudhe te gjatë për buxhetin e vitit 2022 mori vendimin e projekt buxhetit për vitin 2022 dhe kërkojmë të bisedojmë me qytetarët politikat e reja,, Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të ndikojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e shtresave që mbështeten nga programet tona. programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollarë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022“, tha Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga