Connect with Us

Video-Tigani dhe tepsia/ Si e gjeti “belaja” Ramën, me Monën dhe Titin

Politikë

Video-Tigani dhe tepsia/ Si e gjeti “belaja” Ramën, me Monën dhe Titin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i saj, Petrit Vasili “kërcënonin” Ramën, se do hajë ndonjë tepsi kokës.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Kryemadhi deklaronte se në 25 prill, Rama do përfundonte tek tigani i shqiptarëve.

Titi na ka gjet belaja, nuk zuri mend Edi Rama as nga tepsia, as nga tiganët. Pushteti për l… kështu i iku atij.”-shprehej Kryemadhi.

Ndërsa Vasili deklaronte “Do hajë ndonjë tepsi kokës tani, ska rrugë tjetër”.

Tek tigani do skuqet fap fap. Do ta skuqin shqiptarët me 25 prill.

LEXO EDHE:  “Tre goditje vdekjeprurëse”/ Ndërkombëtarët rrëzojnë propagandën e Ramës

Jo një million vota, por 3 milion vota ke aty, tek tigani i shqiptarëve Edi Rama, aty ke për të përfunduar.”.

Në fakt, pas duket se belaja e gjeti partinë e Ilir Metës, e cila nën drejtimin e Monës dhe Titit, duket se po ikën për skrap.

Nga 19 mandate që mori në 2017, në vititn 2021, LSI u katandis me 4 mandate. Për të mos përmendur këtu edhe 360 votat e Titit.

Dhe në fakt në tigan u “poqën” Mona dhe Titi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Një organizëm gjobëvënësish shtetërorë”/ LSI paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër Ligjit për Bashkëqeverisjen, duke paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-deputetja e LSI Silva Caka tha sot në një deklaratë për mediat, se ky ligj ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Caka theksoi se Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Ky ligj antikushtetues dhe antiligjor, tashmë i miratuar në rresht nga deputetët rilindas, ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit, madje ajo që është akoma edhe më e frikshme është fakti që me këtë ligj antikushtetues, duan të legjitimojnë moskryerjen e detyrave, të vonojnë qytetarët në rivendosjen e të drejtës së cënuar, të kontrollojnë veprimtarinë e pavaruar të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës deri në pikën e shantazhit apo kërcënimit.



LEXO EDHE:  “Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e Ramës në zgjedhje

LEXO EDHE:  “Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e Ramës në zgjedhje

Shkelja e rëndë e të dhënave personale, shqetësim madhor edhe i OSBE/ODIHR-it dhe Bashkimit Europian, në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të legjitimohet, pra patronazhistët po synohen të bëhen spiunë të ligjshëm.

Por çfarë tregon analiza ligjore e këtij ligji të sapomiratuar:
Ky ligj i shpikur nga halli është në konflikt dhe kundërshtim të hapur me disa ligje njëherësh dhe këtu do të përmendja ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” e shumë të tjerë.

Kjo monstër ligjore merr në mënyrë arbitrare rolin e oficerit të policisë gjyqësore, të prokurorit dhe të gjyqtarëve të gjykatave administrative.
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ju njofton se me të përfunduar cikli i plotë i hyrjes në fuqi të këtij ligji antikushtetues dhe antiligjor, do t’a padisë atë në Gjykatën Kushtetuese.”-tha Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja “shkundi” PD/ Ervin Goci: Berisha e ka të fituar betejën

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Ervin Goci ka dalë në mbështetje te “Foltores” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas të njëjtit, “Foltorja” ka vetëm një fuqi, që artikulon çështjet që as nuk mund të pipëtijnë në forume.

Ekzistenca formale e partisë nëse nuk bën këtë punë, kthehet barriere, e cila do shembur me çdo kusht.

Të gjithë ata që mendojnë se kanë një kauzë kundër asaj që po ndodh në foltore, duhet të shkojnë të përballen në Kuvend.



E ç’a rëndësie ka se Kuvendi thirret formalisht apo jo formalisht?! A ka njerëz që kanë firmosur aty? Nese ju shqetëson populizmi, shkoni propozoni modele përfaqësuese të strukturave. Shikoni pak historine, nga vjen populizmi?

Sigurisht nga bllokimet, nga asnjë arsye tjetër”, shkruan Goci.

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Politikani gjerman paralajmëron Ramën

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Politikani gjerman paralajmëron Ramën

Sipas tij, nuk është debat të merresh personalisht me Berishën, e meqë ra fjala me këtë formë e kundër akuzave, Berisha e ka me 100% të fituar betejën.

Çështja është që palët të flasin dhe të dalë produkti më i mirë. Po do kjo kurajo, do integritet, mbi të gjitha do që të heqësh dorë nga pushteti i pamerituar. Në këtë moment partisë i duhej shkundja nga poshtë, po dhe me populizëm, por në momentin qe mblidhet kuvendi, debati duhet i strukturuar, duhet që palët të konkurojnë dhe delegatët të votojnë”, shkruan Goci./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pensionet/ Shehi rrëzon skemën e qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në Komisionin e Ekonomisë ka folur rreth sistemit të pensioneve.

Pasi Banka e Shqipërisë sugjeroi rishikimin periodik të skemës së pensioneve, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit, Shehi ka reaguar dhe shprehur se pensionet do të qëndrojnë kështu për shumë kohë dhe ka propozuar që qeveria të marrë  masa dhe të shohë mundësi dhe skema të reja.

“Ka ardhur dita që ta bëjmë të qartë se pensionet do të qëndrojnë kështu për shumë kohë. Kështu që duhet të gjejmë shtigje të tjera për të rritur pensionet. A do bëhet kjo? Të shikojmë mundësi të reja. Të shohim edhe tek privati.

Edhe banka duhet të shohë pak përpara për këtë lloj skeme. Gardhi i pensioneve është çarë nga shumë vende. Madje ky rrezik do shtohet nëse nuk merren masa për skema të reja.



LEXO EDHE:  “Shkodra bombë me sahat”/ Ademi i përgjigjet Ramës: Dështove në menaxhimin e situatës

LEXO EDHE:  “Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e Ramës në zgjedhje

Kjo qeveri por edhe ajo para ka gjetur metoden më të keqe. Thuhet se PPP-të do të merren nga ofruesit. Pse t’i marrim vetëm tek privatët? Marrim në tregun e brendshëm.

Edhe bankat duhet të mbajnë qëndrim në këtë rast. Duhet të marrim pak seriozisht këtë punë. Nuk jemi në ndërmarjen e zarzavateve”,  është shprehur Shehi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE