LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendimet i merr me urdhër të Ramës”/ Berisha i përmend dy dështimet më të mëdha Bashës

22 Tetor 2021, 16:33, Politikë CNA
“Vendimet i merr me urdhër të Ramës”/ Berisha i

Demokratët kanë ngeluar të zhgënjyer nga Lulzim Basha në tetë vite opozitë dhe gjatë mbajtjes së Foltores nga Sali Berisha ata kanë shprehur të gjitha pakënaqësitë.

Ish kryeministri, nga Berati ka përmendur dy dështimet më të mëdha të Lulzim Bashës, të cilat sipas tij kanë qenë me interes kombëtar, prishja e Teatrit Kombëtar dhe lënia në baltë e kauzës së Astirit.

Sa i takon kësaj të fundit, ish lideri historik tha se 420 ditë protestë shkuan dëm dhe ish deputeti Klevis Balliu i cili qëndroj pas tyre mori dënimin e madh nga Basha me urdhër të Ramës duke u lënë jashtë listave.

?420 ditë protestuan kundër mafies shtetërore, qytetarë në zonën e Astirit. Një deputet u shkri me ta ditë e natë. Cili ishte rezultati? Ata u lanë në baltë dhe deputeti u hoq nga lista me urdhër të Edi Ramës se një natë ai mblodhi protestuesit dhe shkuan në Surrel. Kështu u bë dhe me Teatrin Kombëtar. Opozita nuk ishte e aftë të vinte gjoksin në asnjë nismë për interes kombëtar?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga