Connect with Us

Vaksinimi i fëmijëve/ Tomini kërkesë prindërve

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve/ Tomini kërkesë prindërve

Publikuar

-

cna portal shendetesi vaksina

Autoritetet shëndetësore vendosën sot që të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID 19 për qytetarët mbi 60 vjeç, si dhe uljen e moshës së lejuar për vaksinim, duke përfshirë tanimë dhe ata mbi 16 vjeç, apo dhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke deklaruar se nga 1 nëntori prindërit duhet të aplikonin për fëmijët e tyre, të cilët do të vaksinohen me Pfizer.

Nga 1 nëntori janë të lutur të gjithë prindërit që të aplikojnë për kryerjen e vaksinës në këtë fashë moshash. Fëmijët do mund të vaksinohen me Pfizer”, tha Tomini në Zona Zero.

Përsa i përket infektimit të disa nxënësve në një shkollë në Gjirokastër, që çoi në mbylljen komplet të klasës së 5 për të paktën dy javë, Tomini tha se në asnjë moment nuk është neglizhuar infektimi i moshës pediatrike.

Gjatë gjithë fazës së pandemisë, ka pasur një numër të ulët të prekjes së të vegjëlve, por kjo s’do të thotë se nuk ka ekzistuar, dhe prandaj s’duhet neglizhuar. Ndërkohë një pjesë e mirë e tyre, kanë nxjerrë në pah se pjesa asimptomatike e kësaj fashe, i ka vënë në dukje se dhe mosha pediatrike preket”, tha Tomini.

Ndërkohë zv/ministrja e Shëndetësisë shtoi se 60-vjeçarët e sipër do të marrin dozën e tretë sipas të njëjtës vaksinë që kanë bërë dy dozat e para.

Doza e tretë vetëm për ata mbi 60 vjeç apo dhe ata në rrisk. Nga 1 nëntori do vaksinohen, synimi është të vaksinohen me të njëjtën vaksinë për fashat e rriskut, të gjithë do të jenë të detajuara, lloji i dozës, fashat që përmendëm, dhe grupet e riskut”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Njihuni me Skanerin, pajisja imazherike e cila diagnostikon sëmundjet me anë të rrezatimit X

Publikuar

-

Nga

Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekesor

Skaneri është një metodë diagnostike jo invasive imazherike që përdor një kombinim të grafisë me teknologjinë kompjuterike për të prodhuar imazhe horizontale ose aksiale të trupit.

Një skanim i trupit tregon një imazh të detajuar të cdo pjese të trupit dukë përfshirë kockat, muskujt, indet e ndryshme dhe ato dhjamore dhe organet.

Skanerat janë më të detajur se grafitë e zakonshme.

Në një grafi të zakonshme një rreze energjie i drejtohet pjesës së trupit që do të analizohet apo diagnostikohet.

Në to vendoset një pllake e cila kap variacionet e energjisë që kalojnë tek pjesët e trupit. Nga grafia mund të merren informacione të tjera por jo detaje të tilla për organet e brëndshme dhe strukturat e tyre.

Në skaner rrezja leviz në formë cirkulare në trup dhe kjo lejon shume pamje të vecanta të të njejtit organ ose strukture, ky informacion dërgohet në një kompjuter apo server që  interpreton keto të dhëna dhe i paraqet ato në pamje 2 dimensionale në monitor.

Skaneri mund të aplikohet me kontrast ose pa kontrast.

 Kontrasti i referohet një substance që merret nga goja ose injektohet në mënyrë intra-venoze  dhe bën të mundur një pamje akoma më të qartë të organeve apo indeve të ndryshme.

Egzaminimet me kontrast mund të nevojitet që pacienti të qëndrojë pa ngrënë për një periudhë të caktuar përpara procedures dhe mjeku të informon për këtë periudhe.



Skanerat japin informacione për sa i perket dëmtimeve ose sëmundjeve të ndryshme. Skanerat mund të përdoren për të parë vendosjen e katetereve  të brëndshem, gjatë biopsive të organeve , pranine e tumorëve dhe kancerit, apo gjate aspirimit te likideve nga toraksi.

Skanerat  janë të dobishëm për të monitoruar tumoret dhe kancerin para dhe pas trajtimit të tyre.

Pacienti gjithmonë duhet të informohet nga infemieri ose dhe vete mjeku për sasinë e dozimit apo rrezatimit gjatë procedurës dhe rrezikut te lidhur me gjendjen shëndetësore.

është  ide e mirë për të mbajtur  një shenim për grafitë ose ekspozimin ndaj rrezatimit të marrë në të shkuarën si skanerat e meparshem, grafite e ndryshme etj.

Rreziqet mund të lidhen me akumulimin e sasive që lidhen rrezatimin gjatë gjithë kohës për një periudhë të caktuar kohe.

Disa persona mund të kenë alergji nga lenda e kontrastit.

Studimet kane treguar se rreth 90% e populatës nuk ka ndikime  alergjike ndaj kontrastit por megjithate duhet të informoni mjekun ose infermieren nqs keni patur simptoma alergjike më parë ose keni patur dhe aktualisht keni probleme me veshkat.Një alergji nga ushqime të ndryshme nuk ndikon në evitimin e procedures CT për të kryer.

Informoni mjekun ose infermieren nqs keni patur alergji ndaj kontrastit ose nëse jeni alergjik ndaj jodit.

Lidhur me procedure e skanimit, nuk ka kërkesë për të mos u ushqyer para kryerjes së procedurës, vetem kur do te perdoret kontrasti.

Infermirja do tju japë instruksione të vecanta për përdorimin e kontrastit dhe nese do të rrini pa ngrënë për pak kohe.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3469 testime, kanë rezultuar pozitivë 570 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.



Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 570
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3469

Testime totale 1,319,141
Raste pozitive 187,363
Raste të shëruara 176,639
Raste Aktive 7,780
Humbje jete 2,944
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4010
Fier 804
Durrës 511
Shkodër 484
Vlorë 417
Gjirokastër 350
Elbasan 349
Berat 267
Korçë 221
Lezhë 183
Kukës 112
Dibër 72

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Britania, vendi i parë që autorizon ilaçin e kompanisë Merck, kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Britania ka lëshuar një autorizim të kushtëzuar për ilaçin antiviral që lufton koronavirusin të kompanisë Merck, pilula e parë që ka treguar efektivitet kundër COVID-19-s. Britania bëhet vendi i parë që miraton ilaçin, por mbetet ende e paqartë se sa shpejt do të vihen në dispozicion pilulat për popullatën.

Ilaçi është licencuar për përdorim nga personat 18 vjeç e lart, të cilët rezultojnë pozitivë për COVID-19 dhe kanë të paktën një faktor që përbën rrezik për t’u prekur rëndë nga sëmundja, sikurse obeziteti apo sëmundjet e zemrës.

Ilaçi, i njohur si molnupiravir, parashikohet të merret dy herë në ditë, për pesë ditë me radhë, nga ata persona të cilët trajtohen në shtëpi dhe nuk paraqesin simptoma të rënda të COVID-19-s.

Një pilulë antivirale që zbut simptomat dhe përshpejton shërimin shihet si novatore, e që do t’i shërbente lehtësimit të ngarkesës në spitale duke ndihmuar dhe në frenimin e infeksioneve në vendet më të varfra e me sisteme të brishta shëndetësore. Ilaçi gjithashtu do të forconte qasjen e dyanshme për të luftuar pandeminë: e para nëpërmjet trajtimit me anë të ilaçeve dhe e dyta nëpërmjet parandalimit, kryesisht falë vaksinimit.



SHBA, Bashkimi Evropian e disa vende të tjera po shqyrtojnë mundësitë për dhënien e autorizimit për përdorim të pilulës. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njoftoi në tetor se do të mblidhte një panel ekspertësh të pavarur për të shqyrtuar sigurinë dhe efektivitetin e pilulës në fund të muajit nëntor.

Por furnizimet fillestare me këtë ilaç pritet të jenë të kufizuara. Kompania farmaceutike Merck ka thënë se mund të prodhojë 10 milionë pilula deri në fund të vitit, por pjesa më e madhe e kësaj sasie është blerë tashmë nga disa vende të ndryshme.

Në muajin tetor, zyrtarët britanikë njoftuan se kishin siguruan 480,000 pilula molnupiravir dhe prisnin që duke filluar nga ky dimër mijëra britanikë në rrezik për shëndetin të kishin qasje tek ky trajtim.

LEXO TE PLOTE