Connect with Us

U larguan nga mbledhja e komisionit hetimor/ Reagon PS, tregon arsyen

Politikë

U larguan nga mbledhja e komisionit hetimor/ Reagon PS, tregon arsyen

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Ditën e sotme u mblodh komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa anëtarët e Partisë Socialiste u larguan nga mbledhja.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke deklaruar se kreu i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, ka injoruar të drejtën e mazhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores.

Në emër të PS, Gogu thekson se mazhoranca mbetet vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht . Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Organizata Europiane e Studentëve të shqetësuar për veprimet e Bashës/ “Tërhiqu menjëherë, FRPD është e pavarur”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Organizata Europiane e Studentëve ka reaguar pas vendimit të kryetarit të opozitës Lulizm Basha për shaplljen e zgjedhjeve për kreun e FRPD.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ata i bëjnë thirrje Bashës të tërheqë thirrjen e tij në lidhje me zhgjedhjet duke e quajtur atë të pabazë.

Sipas tyre, FRPD është një organizatë e pavarur me statu dhe është jetike që partnerët të lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë për proceset e tyre.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria.

I bëjmë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha , të tërheqë menjëherë thirrjen e tij të pabazë në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Shqipëri.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne Maqedoni/Ja 15 kushtet e BDI-së për formimin e qeverisë. Cili do t`i pranoj Gruevski apo Zaevi?

LEXO EDHE:  “PD një turp në sytë e botës”/ Rama: Dëmtuan imazhin e vendit

FRPD është organizatë e pavarur me statut, dhe është jetike për ne si organizatë të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.

Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetike për të ardhmen e partneritetit tonë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Detajet e plota në komente 👇”, shkruhet në postim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përjashton këdo që i del kundër”/ Anëtari i FRPD: Basha po bën hakmarrje me ne

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së FRPD Xhuljano Guca ka komentuar vendimit e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e ri në këtë forum rinor

Në një intervistë për Fax News, Guca deklaroi se se vendimi i Bashës është një hakmarrje kur mori vesh që forumi rinor i PD do të marrë pjesë në Foltoren e Tiranës e thirrur nga Berisha.

Ai shtoi se në FRPD është një strukturë e unifikuar dhe nuk ka ndarje në dy kampe, ndërsa shtoi se forumi rinor dhe kolegji i kryetarëve janë kundër këtij vendimi për zgjedhje në këtë moment.

Ne dje kemi marrë një komunikim që kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune për të organizuar zgjedhjet në forumin rinor të Partisë Demokratike. Pa u njoftuar instancat e FRPD, kujtojmë që ky forum edhe pse i ka mbaruar mandati prej vitit 2019, ka nxjerrë një rezultat prej shumë votash duke thyer edhe herësin për Belind Këllici është është edhe kryetari i FRPD. Mënyra se si komunikohet duket qartazi që është një vendim hakmarrës ndaj Belind Këllicit.

Ne gjendemi përballë faktit që Berisha deklaraoi se ditën e diel në orën 12:00 dhe menjëherë pasi u mor vesh që do të jenë të gjithë prezent kryetari, anëtarët në foltore atëherë u gjendëm në faktin që të futemi në zgjedhje. Ne nuk jemi kundër pse të jemi ne individë që të pengohemi dhe pjesëmarrja në Foltore të jetë vota ajo që do të vendosë për mënyrën se si do të drejtohet PD në opozitën e ardhshme që na pret.



Basha ka ngritur një grup pune komplet jo-legjitim sepse grupi i punës sipas statutit të FRPD e drejton sekretari i përgjithshëm i këtij forumi. Nga Partia do të ketë propozime por ky nuk është vendim që i takon kryetarit të partisë. Kjo duhet të jetë një bashkëpunim që të ishte një grup gjithëpërfshirës pasi dihet që PD ka mendime ndryshe sidomos nga të rinjtë. Brenda ka grupe interesi të ndryshme, kurse në PD janë ngritur një grup pune humbësa ndër vite, qoka personale. Ky është një vendim individual i padrejtë që përcan PD.

Në FRPD nuk ka ndarje në dy kampe, forumi rinor dhe kolegji i kryetarëve janë kundër këtij vendimi për zgjedhje në këtë moment. FRPD ka qenë strukturë e unifikuar si në drejtimin e protestave, si në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa zgjedhjet në forum janë të pakontestuara në vitin 2015.

Ne gjendemi përballë faktit që kërkon të zhbëjë qëndrimet që ne kemi mbajtur. Në shtator ne kërkojmë që të hidhet në votim vendimi që mori zoti Basha. Strukturat e FRPD të gjithë drejtuesit kanë qenë prezent në foltoret e organizuar nga Berisha. Basha është mësuar që ti ketë njerëzit në resht por ne jemi të rinj jemi mësuar që të bëjmë opozitë të shëndetshme dhe japin kritika që ti përshtaten kohës.

Ne nuk kemi nevojë për një rreshter por kemi nevojë për një lider që na frymëzojë që të ketë vizionin dhe idetë që si mund të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta cuar Shqipërinë drejt atij misioni që e kemi kërkuar që në vitin 1990 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë europa”. Rrugës kur po vija mora vesh që nga një njoftim i PD, paska futur edhe forumin e gruas në zgjedhje dhe kjo duket qartë që po sulmohen ata persona që kanë shprehur pro foltores. Në rast se shprehesh por dikujt atëherë ti përjashtohesh“, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti “zbërthen” veprimet e Bashës/ Çfarë synon me ndërhyrjen në FRPD

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Kryesia e FRPD, ka dalë kundër tij, me argumentin se janë organizatë partnere dhe kanë statutin e tyre.



Ish deputeti Andi Përmeti në një reagim për CNA.al “zbërtheu” veprimin e Bashës, duke deklaruar se Basha ka menduar thjesht t’i largojë, mbase më vonë ti përjashtojë anëtarët e kryesisë së FRPD që ju bashkuan “Foltores” dhe për këtë arsye shpalli zgjedhje të reja.

Nuk është një tentative për përçarje por për ta pasur në varësi FRPD, pra Basha nuk është shqetësuar ndonjëherë për përçarjen sepse nuk i ka interesuar një parti e madhe dhe e fortë, i mjafton vetëm sigla pavarsisht sa vota merr partia. Dhe në këtë rast ai ka menduar thjesht t’i largojë, mbase më vonë ti përjashtojë anëtarët e kryesisë së FRPD që ju bashkuan “Foltores” dhe për këtë arsye shpalli zgjedhje të reja. Kërkon të largojë këtë kryesi dhe të krijojë një të re, njësoj siç bëri me kryesinë e PD dhe me Këshillin Kombërat por në këtë rast jemi para një shkelje statuore sepse FRPD është organizatë partnere dhe rregullohet me statutin e saj”, tha Përmeti për CNA.al.

LEXO TE PLOTE