LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedi/ Aktori i njohur vret fotografen dhe plagos regjizorin

22 Tetor 2021, 06:29, Kosova & Bota CNA
Tragjedi/ Aktori i njohur vret fotografen dhe plagos regjizorin

Një tragjedi ka ndodhur në New Mexico. Aktori i njohur Alex Baldwin ka qëlluar akidentalisht drejtoreshen e fotografisë Halyna Hutchins e cila ka ndërruar jetë dhe ka plagosur regjisorin e filmit  Joel Souza. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të një skene filmi.

Në këtë skenë, Baldwin do të lunate rolin e një krimineli nipi i të cilit është dënuar për një vrasje aksidentale.

Kasti që ndodhej në këtë skenë kanë rrëfyer se pas tragjedisë e cila përfundoi me vrasjen e fotografes dhe plagosjen e regjizorit, aktori u pa në lot jashtë zyrës së sherifit. Në një postim në Instagram disa orë para xhirimeve, ai tha se rikthimi në xhirime ishte ‘rraskapitës’./CNA.al

Lajmet e fundit nga