Connect with Us

Stadiumi plot, ja sa bileta janë shitur për supersfidën Inter-Juventus

Seria A

Stadiumi plot, ja sa bileta janë shitur për supersfidën Inter-Juventus

Publikuar

-

Qeveria italiane dha javën e kaluar lajmin fantastik për të rritur kapacitetin nëpër stadiumet e futbollit nga 50 në 75 për qind dhe ky ishte vendimi ideal në pritje të supersfidës, Inter-Juventus.

Për këtë arsye, të dielën në mbrëmje impianti milanez pritet që të vlojë nga prania e tifozëve të të dyja skuadrave, duke qenë se për këtë takim parashikohen 57 mijë të pranishëm, sa ç’është edhe numri maksimal i lejuar për momentin.

Biletat, të cilat kanë dalë në treg të martën paradite kanë avulluar, me 42 mijë prej të cilave janë shitur që në ditën e parë, ndërkohë që nga burime pranë biletarive nënvizohet se në dispozicion kanë mbetur vetëm pak qindra në dispozicion, ndonëse është e sigurt se edhe ata do ta kenë shumë shpejt pronarin e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Jo vetëm Milani e Juventusi, edhe Interi vihet pas Vlahovic

Publikuar

-

Nga

Prej javësh përflitej si një përforcim për Milanin, Juven, por edhe për ekipet angleze. Tashmë, për Dushan Vlahoviçin është gati të futet në valle edhe Interi.

Zikaltrit kanë një nga sulmet më të mira të Serisë A, por nuk duan të humbasin shansin për t’u përforcuar dhe rinovuar, sidomos nëse shohim moshën e Xhekos. Zikaltrit kanë raporte të shkëlqyera me presidentin e Fiorentinës, Komiso, dhe mund të përfitojnë për të blerë Vlahoviçin me kushte të favorshme.



Serbit i skadon kontrata pas një viti dhe nuk pranon të rinovojë, çka detyron klubin vjollcë ta shesë për të mos e humbur falas në vitin 2023. Thuhet se Juvja ka ofruar 50 milionë euro, por kampionët e Italisë janë gati të sfidojnë bardhezinjtë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rrëfehet Ibra: Napoli, Donnarumma, sherret me interistët dhe me trajnerët

Publikuar

-

Nga

“Me Napolin kishim arritur marrëveshjen, por më pas De Laurentiis përzuri Ancelottin”, është ky rrëfimi që Zlatan Ibrahimovic bën për “Corriere della Sera”.

Prandaj rikthimi në Itali ishte tek Milani: “I kërkova Minos: kush është skuadra në momentin më të keq, që unë mund ta ndryshoj? Ai mu përgjigj, dje Milani ka humbur 5-0 në Bergamo. Atëherë u vendos i thashë, do të shkoj te Milani. Është një klub që e njoh dhe një qytet që më pëlqen”.

Në një intervistë të gjatë sulmuesi suedez tregon gjithçka, madje prek edhe largimin e Donnarummas: “Gigio është një portier i madh. Nëse do ti jepnin atë që kërkonte, do të kishte qëndruar te Milani. Tani duhet të bëjë rrëmujë që të jetë titullar te PSG-ja. Nuk është e vërtetë që lojtarët amerikano-jugorë kërkojnë të luajë ai tjetri. Gigio është më i mirë”.

Vjen edhe rrëfimi për zënkën me Lukakun në derbin e Kupës së Italisë: “Ai u zu në fillim me Romagnolin, më pas me Saelemaekers, unë ndërhyj për të mbrojtur shokët dhe Lukaku më sulmoi në aspektin personal. Mbeta i shokuar. Kemi qënë edhe shokë në Manchester.

Atë derbi e humbëm dhe unë mora karton të kuq. Më pas u dëmtova. Ndodhën shumë gjëra, ters i madh. Doni të dini nëse Lukaku më bëri vërtetë magji? Pyeta disa miq që besojnë dhe u thashë të luteshin për mua. Shpresoj ta takoj sëshpejti”.



Një koment për Materazzin: “Me të kisha një llogari të hapur prej vitesh. E qëllova në një derbi. U fut me këmbën lart, unë kërceva, e evitova dhe e godita me bërryl. Pipo Inzaghi komentoi: derbi më i bukur i jetës sime, 1-0, gol Ibra dhe Materazzinë spital. Sigurisht që po bënte shaka”.

Për përplasjen me Allegrin pas ndeshjes me Arsenalin: “Humbën 3-0 përballë Arsenalit dhe ai ishte i lumtur. Është e vërtetë që kaluam turin, por nuk kishte asgjë për të qeshur dhe ia vura në dukje. Ti shiko veten më tha, se nuk ke ndritur gjë. Se mos ti ke bërë më mirë i thashë.

Allegri e menaxhon shumë mirë dhomën e zhveshjes, por duhet të kishte më shumë kurajo dhe të shkonte te Reali i Madridit. Të maste veten jashtë, ndërsa ai bëri zgjedhjen më të lehtë”.

Në fund edhe diçka për Guardiolën: “Nuk më ka kuptuar kurrë. Donte të programonte gjithçka që donte të bënte. Guardiola nuk i do lojtarët me personalitet. Isha bërë një problem dhe ngaqë nuk po e zgjidhte dot, e zgjidha vetë duke u larguar”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Zhoze Murinjo duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës. Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Murinjo ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.



“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diauara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak. Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet. Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigand si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Murinjo para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE