Connect with Us

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Kronika

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Faktet dhe propaganda/ Zonja ambasadore e SHBA, SPAK është "mbreti lakuriq"

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:

Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ I moshuari i jep fund jetës, vetëvritet me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën e Barrikadave.

Sipas njoftimit nga policia, një i moshuar në gjendje të rëndë psikologjike, i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë me armë zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak



Më datë 09.11.2021, rreth orës 21:30, në Rrugën e Barrikadave”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Z. Gj, 80 vjeç.

LEXO EDHE:  Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

LEXO EDHE:  "Ka dëmtuar shëndetin e shqiptarëve"/ LSI kërkesë SPAK të nisë hetimet ndaj Ramës

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Himarë/ Punonjësi i OSHEE rrëzohet nga shtylla e tensionit teksa punonte

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë.

Mësohet se 37-vjeçari me inicialet S.P., punonjës i OSHEE, është rrëzuar nga shtylla e tensionit teksa punonte.



Aktualisht, ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikim narkotikësh drejt Maqedonisë së Veriut/ Policia vë në pranga 3 autorët

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga 3 persona që tentuan të trafikonin lëndën narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të operacionit policia ka sekuestruar  11 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Stacionit Policor Prrenjas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po tentonin të trafikonin një sasi lënde narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër, për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit Policor Prrenjas, operacionin policor të koduar “Rrajca 2021”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë.

LEXO EDHE:  Ben Blushi padit Berishën por duhet të hetohet vetë nga SPAK

LEXO EDHE:  SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Në kuadër të këtij operacioni policor, në fshatin Rrajcë-Sutaj, bashkia Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me drejtues shtetasin G. Xh. dhe pasagjerë shtetasit E. V. dhe E. P.



Gjatë kontrollit të këtij automjeti, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 11 kilogramë e 500 gramë, e destinuar për t’u trafikuar në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë./CNA.al

LEXO TE PLOTE