LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtrohet në spital, mbretëresha Elisabeth II e Britanisë

22 Tetor 2021, 06:49, Kosova & Bota CNA
Shtrohet në spital, mbretëresha Elisabeth II e Britanisë

Mbretëresha Elisabeth e Britanisë, anulloi në mënyrë të papritur vizitën e saj zyrtare në Irlanën e Veriut. Mësohet se arsyeja ishte shtrimi i mbretëreshes në spitalin privat King Edward VII në Londër të mërkurën.

Mjekët kanë kërkuar që mbretëresha të pushonte dhe të anullonte patjetër udhëtimin e saj zyrtar. Për të mbrojtur privatësinë mjekësore të Mbretëreshës, vizita nuk u njoftua nga Buckingham Palace në atë kohë.

Mjekët shprehen se ajo do të bëhet shumë mirë dhe do mundet të ndërmarrë një sërë takimesh dhe audiencash javën e ardhshme, dhe gjithashtu do të udhëheqë familjen mbretërore në samitin e ndryshimeve klimatike Cop26 në Glasgoë në fillim të nëntorit.

Kujtojmë se Mbretëresha është përballur me 18 muaj të trazuar, duke përfshirë vdekjen e Dukës së Edinburgut si dhe largimin e bujshëm të Princit Harry dhe gruas se tij Meghan./CNA.al

Lajmet e fundit nga