LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet jeta normale në Spanjë, "El Clasico" do luhet në një stadium me kapacitet të plotë

22 Tetor 2021, 16:19, Sport CNA
Rikthehet jeta normale në Spanjë, "El Clasico" do luhet

Ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës dhe Realit, do të shënojë rikthimin e tifozëve në kapacitet të plotë në stadium. Katalonja është një rajon autonom dhe masat e ndërmarra kundër Covid-it kanë qenë të rrepta.

Lokalet, restorantet dhe shumë qendra të tjera ishin të mbyllura deri para një jave. Më 15 tetor u mor vendimi që ambjentet e brendshme të hapeshin në kapacitet të plotë. Prandaj, është e para Barcelona ? Real Madrid me kapacitet të plotë që nga shpallja e krizës shëndetësore.

Lokalet në Katalonjë tashmë po përgatiten që të ndizen sërisht nga tifozët, të cilët kanë kohë që po presin t?i kthehen jetës normale, të shijojnë ndeshjen nga stadium apo të ulur në një bar duke pirë. Ka shumë ditë që kanë filluar rezervimet dhe premisat janë që do të ketë një atmosferë të zjarrtë brenda dhe jashtë stadiumit.

Lajmet e fundit nga