Connect with Us

Po troket dimri/ Zbuloni surprizat e motit këtë fundjavë

Sociale

Po troket dimri/ Zbuloni surprizat e motit këtë fundjavë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dita e premte dhe e shtunë do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe rreshjeve të pakta të shiut duke sjellë temperatura tipike të vjeshtës.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, për sa i përket ditës së dielë do të kemi masa ajrore të ftohta nga poli i veriut duke sjellë temperatura shume të ulta në territor si edhe reshje shiu.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Parametri i erës do të jetë problematik, ku në momente të vecanta do të jetë edhe 70 apo 75 kilometra në orë duke bërë që bregdeti të përfshihet nga stuhitë e forta te erës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Nisma e  Ambasadës Gjermane/ Pyllëzimi i zonave të mbrojtura

Publikuar

-

Nga

Shpyllëzimi është një nga shkaktarët kryesor të erozionit të tokës.

Ambasada gjermane ka ndërmarrë një nismë në mbrojtje të tokës dhe natyrës.



“Përmes nismës “Punë për Komunitetin” po mundësojmë mbjelljen e 31.800 fidanëve  në zonat e mbrojtura të Korab-Koritnikut, Alpeve të Shqipërisë, Butrintit dhe Dajtit, me mbështetjen e shumë banorëve të punësuar në afatshkurtër si pjesë e këtij projekti”, thuhet në një postim të Ambasadës gjermane në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, temperaturat do të arrijnë…

Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të Ambasadës Gjermane kanë vizituar një nga zonat e ndërhyrjes në Dajt, ku nisma ka punësuar 16 persona për mbjelljen e 9000 fidanëve akacia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto- Verilindja mbulohet nga bora/ Ja, akset rrugore në të cilat mund të qarkullohet

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Bora, në 24 orët e fundit,  ka zbardhur të gjithë verilindjen.

Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë, ku si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë. Bulqizë-Klos;  Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.



Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore, njoftojnë se  nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, temperaturat do të arrijnë…

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e shiut dhe borës/ ARRSH apel drejtuesve të automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që kanë përfshirë vendin.

“Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Bien temperaturat, shiu troket në veriun e vendit



Gjithashtu për drejtuesit e mjeteve apelohet që të kenë kujdes në respektimin e sinjalistikës rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./CNA.al

LEXO TE PLOTE