LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plani me tre pika i PD/ Patozi "masakron" Bashën: Ke frikë nga Foltorja e Berishës

22 Tetor 2021, 14:24, Politikë CNA
Plani me tre pika i PD/ Patozi "masakron" Bashën: Ke frikë

Partia Demokratike prej disa ditësh ka propozuar planin me tre pika, ku asaj që i kanë mëshuar fort është vetingu i politikanëve.

Por Astrit Patozi ka nxjerrë zbuluar planin e Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka frikë të dalë deri tek oborri i selisë blu.

Në një postim në rrjetin social, Patozi shprehet se Basha ka frikë nga foltorja e Sali Berishës  dhe për këtë arsye po shëtit në çdo studio televizive.

Ai shton më tej se në kohën kur nuk kishte ndodhur ende divorci i detyruar apo “besëprerja” në raportin e tij me Sali Berishën, ndaj edhe Basha ia lejonte vetes të paraqitej madje edhe si ëndërrimtar reformash, nga ato që nuk i ka dashur kurrë.

Postimi i plotë i Patozit:

PLANI ME 3 PIKA I LULIT DHE FOLTORJA NGA MBRAPA

E kuptoj mirë nevojën e Lulzim Bashës për t’i gjetur punë opozitare vetes në këto kohë të vështira, kur ka frikë të dalë edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ndaj edhe nuk ia vlen fare që të humbësh kohë për të analizuar cilësinë e propozimeve të tij, jo aq si kundërpeshë e kërkesës së qartë ndërkombëtare për votimin e zgjatjes së vetingut, se sa si një hall i brendshëm.

Sepse plani me tre pika, që po shëtit prej ditësh nëpër studio debatesh pa lidhje, e ka të shkruar të shkruar në ballë, që është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës dhe nuk ka fare të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë shqiptare.

Por ajo që më çudit është fakti se si nuk doli kush t’i kujtojë Lulit premtimin e tij të bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Nuk kanë kaluar, as vite dhe as shumë muaj prej asaj dite, ndërkohë që ” dorashka” e ditëve të fundit e PD-së për Edi Ramën, jo vetëm që nuk e godet statuskuonë, por ajo e përforcon edhe më shumë kryetarokracinë, si regjim që favorizon pushtetin absolut të kryetarëve të partive.

Që do të thotë se Lulzim Basha, pa iu dridhur fare qerpiku, sot na fton të diskutojmë dhe të pranojmë krejtësisht të kundërtën e asaj, që premtonte në fund të gushtit.

Arsyeja është e thjesht. Në atë kohë nuk kishte ndodhur ende divorci i detyruar apo “besëprerja” në raportin e tij me Sali Berishën, ndaj edhe Luli ia lejonte vetes të paraqitej madje edhe si ëndërrimtar reformash, nga ato që nuk i ka dashur kurrë./CNA.al

Lajmet e fundit nga