Connect with Us

PD kërkon vetingun në politikë/ Hajdari: SPAK nuk e ka këtë tagër

Politikë

PD kërkon vetingun në politikë/ Hajdari: SPAK nuk e ka këtë tagër

Publikuar

-

Ish  prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar ditën e sotme ndryshimet kushtetuese që janë kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa shton se këto ndryshime janë domosdoshmëri por duhen trajtuar në një tjetër formë.

Hajdari u shpreh në një intervistë për Neës 24 se mekanizmi teknik i propozuar nga opozita për këtë çështje nuk është i duhuri.

Ato janë domosdoshmëri nëse vërtet veprimet e kryetarit të opozitës të bëhen në një formë tjetër.  SPAK nuk mund të bëhet institucione që të bëjë Vetting ai është për të bërë hetime. Mënyra e Vetingut për politikanë ka nevojë të korrektohet, ne nuk dimë kush janë nënshkruesit. Dhe kur kërkon ndryshime kushtetuese në tre drejtime dhe nuk kanë asnjë proces. Janë mbledhur e kanë çuar në parlament, por nuk ka një debat, një tryezë ku të diskutohet. Pra në asnjë media nuk ka dalë se kush janë 28 nënshkruesit”, tha më tej Hajdari, ndërsa shtoi: “Tentativa për të bërë Vettingun e politikanëve është për tu përshëndetur. Kjo tentativë duhet parë në një tjetër këndvështrim. Ose duhet të krijojnë një strukturë të posaçme me Komisione më shumë se një njeri…ose mundet këtë material t’ja dërgojnë SPAK. Subjekti i asaj që parashikon draft-ligji , pra deklaratë e bën tek ILDKP, ose mund të ndërtojmë një strukturë që të gjykojë rezultatet…Një tjetër mundësi është që dosja që përgatit ia çon një strukturë të Posaçme që ia nis SPAK.”, tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kim kukumjaçka dhe ai zullufi ynë, të kenë turp”/ Demokratët gati t’i shqyejnë derën Bashës

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban Foltoren e radhës në qytetin e Pogradecit, ku është pritur me entuziazëm.

Gjatë bashkëbisedimit, me simpatizantët, një demokrate e flaktë është shprehur e gatshme të shkojnë ti marrin vulën Bashës, madje dhe ti shqyejnë derën.

“Ju jeni nderi i kombit, turp të kenë ata që përpiqen të tallen me ju kur keni gjithë demokratët me vete. Yuri Kim Kukumjaçka, me Edi Ramën dhe këtë zullufin tonë dhe po të vërtiten.



Del atje me Sorosin dhe na bën karshillëk. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë. Meqe jemi këtu ta bëjmë këtu votimin.

Si na orientoni që ne shkojmë tja marrim atë vulën atij kryetarit që nuk ka ardhur dhe ti cajmë derën.
Tu bëftë dita njëmijë dhe ardhshim sa me shpejt, na prij.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Isha në dijeni që Basha punonte me Ramën për projektin e George Soros

Publikuar

-

Nga

Sali Berisha thotë se ka qenë në dijeni që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama për projektin e miliarderit amerikan George Soros.

Nga Pogradeci, ku këtë të martë u mbajt Foltorja e radhës me demokratët, Berisha theksoi se pavarësisht këtij fakti, vazhdoi të punonte për fitoren e Partisë Demokratike dhe promovimin e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha ishte njëri nga ata të cilët punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë këtë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte mua aspak që të bëja gjithçka për fitoren e Partisë Demokratike.



Në qoftë se ai i kishte lejuar vetes të bashkëpunonte me kundërshtarët tanë kundër meje, unë nuk i lejoja vetes një gjë të tillë.

Dhe 8 muajt e fundit jam përpjekur me të gjithë forcën time nga studio në studio për të promovuar kryetarin tonë në mënyrë që ne të fitonim, se për mua fitorja ishte kryesore”, u shpreh Sali Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Noka: Demokratët e Pogradecit mbështesin një PD të bashkuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka publikuar disa foto nga Foltorja e Berishës në Pogradec , ku shihen qindra demokratë që kanë mbushur plot sallën ku po mbahet takimi.

Noka shkruan krahas fotove se demokratët e demokratet e Pogradecit mbështesin një PD të bashkuar, një PD, të hapur, të fortë dhe fituese.



Pogradeci i bukurive te rralla dhe njerzve te kultures dhe dijes sot i dha shkelqim “Foltores”.Demokratet dhe demokratet e Pogradecit mbeshtetin nje PD te bashkuar, nje PD me te hapur, me te forte e fituese ..Me Sali Berishen”, shkruan Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE