LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O Sali, o hero”/ Berisha “ndez” Beratin

22 Tetor 2021, 15:22, Politikë CNA
“O Sali, o hero”/ Berisha “ndez” Beratin

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme është ndalur në një takim me demokratët e Beratit.

?Foltorja? zhvillohet në Pallatin e Kulturës, të qytetit të Beratit, ku Berisha është pritur me entuziazëm dhe brohorima nga qindra demokratë.

Demokratët kanë brohoritur në kor ?O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do?.

Lëvizja e Berishës dhe takimet e tij në terren me demokratët, kanë rikthyer shpresën e tyre për një opozitë më të fortë përballë kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë këtu se deri tani Berisha ka zhvilluar 10 takime me demokratët, në 10 qarqe. Fillimisht në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës dhe Dibër. Ndërsa sot është ndalur në Berat./CNA.al

Lajmet e fundit nga