Connect with Us

Nuk ndodhej në stadium, si trajneri i Bayernit shpartalloi Benfikën me një telefonatë nga dhoma e hotelit

BundesLiga

Nuk ndodhej në stadium, si trajneri i Bayernit shpartalloi Benfikën me një telefonatë nga dhoma e hotelit

Publikuar

-

Ishte minuta e 66’ në sfidën ndaj Benfikës, Bajerni ende nuk kishte zhbllokuar ndeshjen. Pavar po vuante presionin e portugezëve në krahun e djathtë. I ndodhur në hotel për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet, trajneri Julian Nagelsman urdhëron me telefon ndihmësin e ndihmësit të tij për të kryer një zëvendësim.

Gnabri hyn në lojë në vend të Pavarit. Katër minuta më vonë bavarezët shënojnë golin e parë dhe më pas të dytin, të tretin dhe në fund të katërtin. Nagelsman goditi në shenjë duke kapur në befasi skuadrën portugeze e cila nuk arrinte të ndalte dot Gnabrinë duke krijuar një boshllëk në mbrojtje.

Pas ndeshjes ishte vetëm zëvendës trajneri, Topmëler i cili pranoi komunikimin me Nagelsmanin gjatë ndeshjes. “Julian dhe unë ishim në kontakt gjatë gjithë ndeshjes nëpërmjet ndihmësit të tretë. Ishte Nagelsman ai që më urdhëroi të nxirrja Pavarin për Gnabrinë, ai kishte nuhatur se Benzhamë kishte probleme në krah dhe kështu vendosi për të ndryshuar strategji”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Bayern “harron” humbjen turpëruese dhe fiton thellë në Berlin, bie sërish Leverkusen/ Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Bayern harron humbjen turpëruese në Kupën e Gjermanisë dhe rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultatin 2-5 Union Berlin në transfertë. Kampionët në fuqi ishin të papërmbajtshëm duke marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga me goleadë.

I zakonshmi Robert Lewandowski hapi serinë e golave, duke shënuar 2 herë në pak minuta. Pas çerek ore lojë, polaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 8 minuta më vonë shënoi dhe golin e dytë personal.



Sane mendoi për të trefishuar në të 30 duke e bërë gjithçka të vështirë për Union Berlin, pavarësisht se Giesselmann ngushtoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë.

Coman la shenjë në pjesën e dytë duke shënuar golin e katërt për ekipin e Julian Nagelsmann. Ryerson u bë protagonist vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë për vendasit, megjithatë Muller mendoi për të vulosur rezultatin final të kësaj ndeshjeje, duke shënuar dhe goline shtatë të takimit e të pestin për Bayern.

Suksesi i tetë për këtë edicion në kampionat për Bayern, që ka shënuar në Bundelisgë plot 38 gola në vetëm 10 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë. Dortmund vijon të jetë në ndjekje të Bayern, me verdhezinjtë që mundën 2-0 Koln, ndërsa Bayer Leverkusen vijon me rezultatet jo të mira, pasi u mund 0-2 nga Wolfsburg.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Humbja turpëruese ndaj Gladbahun nuk kalon pa pasoja te Bayerni, ndëshkohet mbrojtësi

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e dobët ndaj Gladbahut, ku bavarezet humben 5-0, nuk ka kaluar pa pasoja për mbrojtësin e Bajernit, Dajot Upamekano.

Sipas “Sport 1”, francezi do të ulet në stol për ndeshjen e sotme ne Bundeslige dhe në vendin e tij do të luaj Niklas Zyle.



Edhe trajneri Julian Nagelsman ishte shumë kritik me mbrojtësin duke thënë se një lojtar të nivelit të Upamekanos nuk mund të humbasë katër nga katër duelet direkte me kundërshtarin.

Pritet që në formacionin e parë të ketë ndryshime të tjera pasi Gorecka dhe Koman nuk kanë përfunduar stërvitjen e fundit me skuadrën. Gjithsesi, për të mësuar më shumë do të duhet të presim startin e takimit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

U turpëruan nga Gladbahu, Myler: Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë, ishte skandaloze

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Bajern Mynih, Tomas Myler mbeti i shokuar në përfundim të humbjes së thellë që pësuan ndaj Gladbahut me rezultatin 5-0. Gjermani komentoi sfidën e dobët që zhvilloi skuadra e tij.

“Nuk jemi mësuar me të tilla disfata dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje skandaloze. Të gjithë përveç Nojerit luajtën shumë dobët. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Dua të përgëzoj dhe Gladbahun për ndeshjen e madhe që bënë”.



Kishte që në vitin 1978 që bavarezët nuk humbisnin me një rezultat kaq të thellë. Hera e fundit ka qenë kundër Fortuna Dyseldord me rezultatin 7-1.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: