Connect with Us

Lorenc Vangjeli kap “mat” Bardhin/ I kujton ngjarjen kriminale

Politikë

Lorenc Vangjeli kap “mat” Bardhin/ I kujton ngjarjen kriminale

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Analisti Lorenc Vangjeli ka pasur një debat të fortë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, në lidhje me Vettingun e politikanëve.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, Gazment Bardhi  tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge.

Ndërsa, Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i thënë se ai ka folur në telefon me vrasësin para dhe pas krimit.

Bardhi nuk i ka pranuar akuzat dhe tha se ai po gënjen publikisht.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

LEXO EDHE:   ‘Shpërthen’ demokrati/ “Pas 2013, PD u kthye në parti pazaresh”

Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Kujtojmë se me 21 prill, në mes të qytetit u vra Pjerin Xhuvani, nga Arbër Paplekaj, i cili ishte pjesë e SMV-së, struktura për mbrojtjen e votës e krijuar nga PD. Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë, ndërkohë që vrasja ende është në hetim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD-së/ Basha thërret me urgjencë grupin e punës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD Lulzim Basha ka thirrur në një takim orën 11:00 grupin e punës.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.



Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, deklaroi mbrëmjen e djeshme se vendimi i Bashës është nul dhe nuk e njohin atë, me argumentin se nuk është kompetencë e kryetarit të PD-së që të shpallë zgjedhjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpalli zgjedhjet për FRPD/ Strazimiri ‘degjeneron’ Bashën: Dikush t’i tregojë këtij hajvani…

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Gent Strazimiri, ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga Belind Këlliçi.

Strazimiri shkruan se FRPD nuk është as seksion, as degë e aq më pak aneks i Partisë Demokratike.

Një aventure të tillë, i hyn vetëm një hajvan që s’e ka idenë e historikut të Partisë Demokratike dhe aq më pak të FRPD, shton ai.

“FRPD është kocka që të ngec në fyt!

FRPD nuk është as seksion, as degë e aq më pak aneks i Partisë Demokratike!

FRPD është organizatë partnere e PD, me një Statut të vetin, struktura drejtuese të vetat, Kuvend të vetin, ç’ka sanksionohet në Statutet e te dyja organizatave.



FRPD është anëtare në organizatat më prestigjoze politike rinore ndërkombëtare, si organizatë poltike rinore në të drejtën e saj.

FRPD i cakton vetë delegatët në kuvendin e PD, madje edhe kandidaturat për në Këshillin Kombëtar të PD!

Për ta ilustruar: Kryetari i PD shpall procesin zgjedhor apo cakton grup pune për FRPD, aq sa Kryetari i FRPD shpall procesin zgjedhor në PD dhe me këtë rast shpall edhe një “grup pune” që ta mbikqyrë…

Një aventure të tillë, i hyn vetëm një hajvan që s’e ka idenë e historikut të Partisë Demokratike dhe aq më pak të FRPD, që ka rezultuar “derë që s’duhet çel”…

Ta thotë dikush që në FRPD ka milituar nga anëtar i thjeshtë e deri në privilegjin për ta drejtuar nga 20 shkurti 1998 – 8 prill 2000.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fitim Zekthi mashtron publikisht/ CNA.al e sfidon

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej disa ditësh, CNA.al ka filluar të publikojë dosjen e plotë të një mashtruesi të dënuar nga gjykata, i cili është një person publik.

Ky i fundit ka zgjedhur disa nga mbështetësit e tij, të njohurit dhe bashkëpunëtorë për t’u mbrojtur dhë gënjyer për një vendim gjykate.

Përveç mbështetësve liberalë të Lulzim Bashës, dalë nga inkubatori i UET-it, të Henri Çilit, ndaj Fitim Zekthit ka pasur mbështetje “revolucionare” edhe nga mediat pranë Edi Ramës. Apo portalet e tij, të cilat më shumë sesa “dashurinë” për Zekthin, duket se kërkojnë t’i hedhin “benzinë zjarrit”.

Vetë gazetari analist, në një publikim të tij në një nga portalet periferike, të Lulzim Bashës, në një shkrim të ribotuar nga mediat e Edi Ramës, ka theksuar se vendimi qarkullon prej disa vitesh në portale të majta.

Në fakt nuk është e vërtetë aspak. Kjo është një gënjeshtër, një mashtrim publik, pasi asnjë media e majtë nuk e ka akuzuar Fitim Zekthin, përkundrazi po e mbrojnë. Publikimi është bërë nga CNA.al në rast se ne jemi të majtë se do mashtruesi Zekthi dhe të tijët, si ndihmojmë dot.

Më tej, Fitimi çuditet nga fakti që e nxjerr Syri.net, i Çim Pekës, duke thënë se janë media me trashëgimi komuniste që në fakt së fundi publikimin e ri-sërish e ka bërë CNA.al.

Pra, këtu s’ka as media komuniste, as media socialiste, as media tradhëtarësh. Por, është CNA.al, një nga mediat që është cituar shpesh nga Lulzim Basha në konferencat e shtypit, një media e atakuar nga Qeveria, në gjyqe me ministrat e kabinetit të Ramës, të fituara gjithmonë, e cila ka publikuar në vitin 2017 dhe tani dosjen e plotë të Fitim Zekthit, pasi ky në 4 vite gënjeu dhjetra herë publikisht.

Në reagimin e tij, Zekthi thotë se nuk ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që flet për mashtrim. Nuk është e vërtetë që ai është dënuar dhe ka përfituar nga amnistia. Rreket të shpjegojë se ky vendim është më para se 20 vitesh, e të tjera si këto.

Të gjitha janë gënjeshtra dhe mashtrime publike.

Përveçse është i dënuar si mashtrues, Fitim Zekthi është edhe një mashtrues publik.

E sfidojmë publikisht Fitim Zekthin të nxjerrë vendimin e Gjykatës së Lartë që e shpall atë të pafajshëm.

CNA.al disponon dosjen e plotë, të cilën ne pjesërisht e publikuam në vitin 2017, ku nxorëm vendimin e Gjykatës së Faktit dhe disa materiale të Gjykatës së Apelit. Nuk e publikuam të plotë, pasi ishte kohë fushate dhe për të mos ndikuar në zgjedhje.

Por, të vërtetën ia thamë publikut. Që një kandidat ishte mashtrues.

Ai e kishte deklaruar këtë fakt edhe në formularin e tij në KQZ, duke thënë se ishte një dënim për të cilin ai ishte amnistuar.

Në të gjithë këtë histori reagimi të Fitim Zekthit, thuhet se është para 20 vitesh.

Në fakt vendimi nuk është përpara 20 vitesh. Është shumë më vonë.

Vendimi i shkallës së parë, është i vitit 2003 dhe Apeli në 2008 i cili shkon në Gjykatën e Lartë dhe merr vendim përfundimtar në vitin 2009. Ka dhe disa gjyqe të tjera më pas. Këto të lidhura direkt me dënimin.

E sfidojmë Fitim Zekthin të nxjerrë vendimet e tjera, pas dy vendimeve që ka publikuar CNA.al

Gjithashtu pasi ka humbur të gjitha proceset gjyqësore, Fitim Zekthi është përpjekur të përfitojë nga amnistia. Duhet ta thotë dhe këtë.

Përpiqet ai dhe të tijët të thonë se ky është një material i publikuar 20 herë në këto katër vitet e fundit.

LEXO EDHE:  “Basha iu dorëzua presionit për arsye personale”/ Noka: Iu tha se do të shpallej “non grata”

LEXO EDHE:  Përditësimi i fundit/ KQZ tregon si paraqitet rezultati në rang vendi

Jo, nuk është e vërtetë. Sërish mashtron publikisht.

Vendimi i Gjykatës së Lartë dhe fakti se një gjykatë nuk e ka pranuar amnistinë, për ta përfituar Fitim Zekthi, nuk janë publikuar kurrë.

CNA.al ka rikthyer vendimin e Gjykatës së Faktit, ndërsa dje ka nxjerrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Dhe të gjitha dokumentet e tjera, për një arsye të thjeshtë. Fitim Zekthi ka dalë publikisht dhe ka thënë se nuk është i dënuar dhe është i amnistuar. Ka mashtruar qytetarët. Fitim Zekthi është një mashtrues i dënuar, që sot gënjen sërish.



Duke qenë se ka reaguar ai dhe ka thënë se nuk është dënuar, por është shpallur i pafajshëm dhe në reagimin e tij përpiqet të thotë se ka një pafajësi, çështja është amnistuar, e të tjera si këto, ne e sfidojmë publikisht Fitim Zekthin të tregojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sot po publikojmë vendimet e Gjykatës së Apelit, datën, kohën, teksti dhe procesi që ka ndodhur është i njëjti me atë të Faktit. Pra, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit, për ta dënuar Fitim Zekthin si mashtrues, i cili ka marrë rreth 2 mijë dollarë një njeriu të afër të tij për të nxjerrë një vizë angleze.

Sipas vetë Fitimit dhe deklarimeve të tij këto para i ka marrë dhe pasaportën ia kanë humbur të tjerët.

Pra, Fitim Zekthi edhe në reagimin që ka bërë ka pranuar që ka qenë i përfshirë në një çështje gjyqësore, apo në një proçes për t’i nxjerrë një vizë një të afërmi të tij, duke i marrë para.

Ndoshta për të tretë, ndoshta ka qënë sekser, por ka qenë i përfshirë.

Nga ana tjetër, Zekthi pretendon se mund t’i jenë kthyer paratë dhe s’ka vendime të Gjykatës së Lartë.

CNA.al edhe një herë thekson. Në rast se Fitim Zekthi nuk është dënuar nga Gjykata e Lartë me vendim të formës së prerë sipas këtij vendimi që ne kemi publikuar sot nga Gjykata e Apelit, ne mbyllim portalin.

Kështu shpëton Fitim Zekthi si mashtrues, kështu shpëton kryetari i tij kryemashtruesi Lulzim Basha, kështu shpëton kryemashtruesi tjetër në pushtet, ai që është president, apo gjithë mashtruesat e politikës që vinë vërdallë.

CNA.al i sfidon publikisht Fitim Zekthin dhe gjithë të tjerët, të gjejnë një fakt të vetëm që ky nuk është dënuar dhe ne do t’i kërkojmë ndjesë publike dhe mbajmë ccdo përgjegjësi ligjore. Në të kundërt Fitim Zekthi duhet të tërhiqet nga politika dhe jeta publike dhe tju kërkojë ndjesë shqiptarëve.

Ëshë një mashtrues me vendim gjykate 24 orë live në ekrane. Një mashtrues me vendime gjykate, që del dhe jep leksione mbi demokracinë dhe sesi duhet të jenë ligjet e shtetit shqiptar.

Një është e vërteta. Ose Fitimi duhet të nxjerrë vendimin e Gjykatës së Lartë që është i pafajshëm dhe të vazhdojë rrugën i qetë ose të kërkojë falje publike minimalisht.

Por, fakti është se Fitimi është një mashtrues. E sfidojmë publikisht.

Fitimi nxjerr vendimin e Gjykatës së Lartë, ne mbyllim portalin. Në rast se nuk ka vendim të Gjykatës së Lartë, që e shpall të pafajshëm, Fitimi të ikë nga jeta publike./CNA.al

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Fitim Zekthi, një mashtrues

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

LEXO TE PLOTE