LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazio e ka harruar në stol, Strakosha shkëlqen ndaj Marsilles

22 Tetor 2021, 06:15, Sport CNA
Lazio e ka harruar në stol, Strakosha shkëlqen ndaj Marsilles

Thomas Strakosha është shfaqur thuajse perfekt në ndeshjen e sotme kundër Olimpik Marsejës në Ligën e Europës. Portieri shqiptar ishte titullar dhe nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij, duke mos lënë të rrezikohej katërkëndori.

Por në fund, ai doli i pakënaqur nga fusha e lojës, për shkak se skuadrat  nuk arri të shënonte gola dhe të siguronte tre pikë që i duheshin shumë për klasifikimin.

?Barazimi është rezultat që nuk na kënaq. Sidomos në pjesën e dytë e meritonim të fitonim. Portieri Pau Lopez u tregua i aftë, mbrojtja e tyre nuk lëshoi kurrë dhe kishim vështirësi të shënonim. Por duhet të shohim gotën gjysmë plot. Kemi kohën në favorin tonë. Pak nga pak do të vijnë edhe rezultatet që duam.

Shihet që pjesët e dyta janë në anën tonë, edhe me Interin na ndodhi kështu. Thjesht nuk duhet të dhurojmë 45 minutat e para. Aktivizimi? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, shoh atë që bëjnë, të gjithë e meritojnë të luajnë. Në 10 vite që kam qenë te Lacion, kjo ka ndodhur pak herë. Kush hyn në fushë ndihmon skuadrën dhe jep maksimumin?, tha Strakosha pas duelit.

Lajmet e fundit nga