Connect with Us

“Ky paska qënë një Enveruc”/ Manjani i nxjerr të “palarat” Bashës: Shyqyr që ia vodhën zgjedhjet

Politikë

“Ky paska qënë një Enveruc”/ Manjani i nxjerr të “palarat” Bashës: Shyqyr që ia vodhën zgjedhjet

Publikuar

-

/
Zgjedhjet në PD/ Manjani: Këto janë 3 pikat kryesore që Basha duhet të ketë në agjendë pas 14 qershorit

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike, për Vettingun në politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka publikuar një fragment nga Ligji i Bashës për Vettingun, për të cilin shkruan se nuk ka asnjë lidhje me demokracinë.

Një fragment nga Ligji i Lulit për vettingun:

“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur:

1. a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet;

2. b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.”

Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prap je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua.

Ua ua ua ua ua ua…

Kjo është Partia Demokratike ejjjj.

De-mo-kra-tike!!!

Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare.

Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!!”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Rama flet në Forumin e Davosit për Gjykatën Speciale të Kosovës

Më tej, ai ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “paska qënë një Enveruc”, dhe shyqyr që Rama ia vodhi zgjedhjet.

Po ashtu Manjani thekson se me këtë llogjikë i bie që kush rri me Bashën duhet të dorëzojë mandatin, se edhe ai është i “përfshirë”, sepse gjykata nuk e dënoi për procedurë.

Si tha mo, si tha?

“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vodhi Rama”.

Po shyqyr që ja paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri…

Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë sopata n’mjaltë. Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë…

Por ka edhe një gjë.

Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se:

Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”.

Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave.

Turp, është pak!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE