Connect with Us

Komision për të justifikuar humbjen/ PD vijon teatrin

Politikë

Komision për të justifikuar humbjen/ PD vijon teatrin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike duket se do të vijojë teatrin, me të ashtuquajtorin Komision Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për të cilat pretendon si ishin “masakër zgjedhore”.

Një ditë më parë, mbledhja e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve përplasi sërish Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, pasi nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për ta zhvilluar atë.

Për këtë debat, palët kanë pretendime të ndryshme, ku sipas kryetarit të Komisionit, Enkeled Alibeaj, socialistët e kanë bojkotuar mbledhjen pasi nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Partia Socialiste hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se nuk u paraqitën në mbledhje pasi nuk ishin njoftuar 24 orë përpara nga kryetari.

Sipas nënkryetarit të Komisionit, Toni Gogu, në mbledhjen e kaluar që u zhvillua dy ditë më parë nuk u votua që Komisioni të mblidhej ditën e sotme, por PS kishte propozuar për mbledhje ditën e enjte.

Por, mesa duket teatri ka vijuar edhe në mbledhjen e sotme, e cila ka filluar sërish me debate për orarin, dhe nuk futen direkt në temë, për atë çfarë edhe është kërkuar krijimi i një Komisioni Hetimor.

Bëhen debate të tipit, jo erdhe jo nuk erdhe, shtyjnë ditët dhe teatri vijon thjeshtë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve.

Kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar rendin e ditës së sotme, ndërsa u shpreh se ky takim është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhja e sekretarit.

LEXO EDHE:  PD: OSHEE, 5 MILIARDË LEKË PËR MIKUN E KLIENTIN E EDI RAMËS

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar, Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, kërkesë e cila u kundërshtua.

Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision.

Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është pa vend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së Komisionit.

Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Ndërsa deputeti i PD-së Ervin Salianji, tha se disa prej propozimeve cenojnë veprimtarinë e Komisionit pasi bien ndesh me ligjin.

“Siç u dakordësuam me kërkesën e parë të PS, ne duhet të vinim me një produkt të përcaktuar në lidhje me ndryshimet e propozuara. Ka pasur disa propozime që bien ndesh me etikën”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Përjashtoi Berishën nga PD/ Duma: Vendimi Bashës akt i madh lidershipi, evitoi përçarjen

LEXO EDHE:  Çfarë ka Basha me 20 shkurtin?

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Çfarë ka Basha me 20 shkurtin?

LEXO EDHE:  Emrat/ Ja, cilët janë kandidatët e PD, që fitojnë mandatin e deputetit



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Përjashtoi Berishën nga PD/ Duma: Vendimi Bashës akt i madh lidershipi, evitoi përçarjen

LEXO EDHE:  PD: OSHEE, 5 MILIARDË LEKË PËR MIKUN E KLIENTIN E EDI RAMËS



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE