Connect with Us

“Karantina është dështim”/ Epidemiologu tregon çfarë ndodh me të vaksinuarit 

Shëndeti

“Karantina është dështim”/ Epidemiologu tregon çfarë ndodh me të vaksinuarit 

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se një shtet që kalon në karantinë tani ka dështuar me procesin e imunizimit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se të jesh pozitiv në tampon nuk do të thotë asgjë, por është shëndeti dhe sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Sipas Alimehmetit, kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët.

Unë do ta konsideroja që një shtet që kalon në karantinë tani, çfarëdo lloj shteti qoftë, është shtet që ka dështuar me procesin e imunizimit. Nga pikëpamja e Britanisë së Madhe ne duhet të ndalim numërimin e rasteve të reja se janë të imunizuar. Nga ana mjekësore të jesh pozitiv në tampon mua nuk më thotë asgjë. Pra, si je me shëndet, sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët. Nga krahu tjetër, fiton imutetin natyror nga infektimi me virusin. Edhe tani ky person merr imunitetin më të gjerë të mundshëm, duke minimizuar kostot”.-tha Alimehmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në Infektiv/ Pipero: Moshat e rritura me simptoma të theksuara

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionis Pëllumb Pipero dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Pipero tha se pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë të moshave mbi 60 vjeç.

Sipas tij, persona e kësaj moshë që ende nuk e kanë bërë vaksinën shfaqin simptoma të theksuara të sëmundjes.



“Praktikisht moshat e rritura, mbi 60 vjeç, kush nuk e ka bërë në kohën kur ishte fasha e obliguar është më rezistent për të mos e bërë. Në praktikën e përditshme, pjesa më e madhe e rasteve që vijnë janë të këtyre moshave. Duhet të kemi në konsideratë që COVID-i midis moshave të reja, numri i rasteve që sëmuren është më i vogël dhe më i vështirë të bjerë në sy. Ndërsa moshat e rritura kanë simptoma më të theksuara”, tha Pipero.

LEXO EDHE:  Imunizmi i popullatës/ Shqipëria do të blejë edhe 1.1 milionë vaksina të tjera anti-Covid

LEXO EDHE:  Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?

Për mjekun Skënder Brataj, shqetësuese është fakti që efikasiteti i testit të shpejtë ka rënë.

“Ka shumë të rinj që thonë jemi me rrufë. Edhe testi i shpejt e ka humb atë efikasin e tij. Kjo është gjëja më e keqe, duke qenë negativ, ti nuk mbrohesh dhe e transmeton lehtësisht. Nga data 10 tetor e deri dje ne kemi bërë vizita të shumta në banesë, por shumica prej tyre janë dërguar në spital. Ai që shkon në spital është forma e mesme e rëndë dhe këta janë ata që kërkojnë ndihmë”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Kemi bërë porosinë

Publikuar

-

Nga

Fabrikë prodhimi për vaksina në Shqipëri/ Manstirliu zbulon se në çfarë hapash është projekti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’ e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

E ftuar në “Real Story” Manastirliu tha se qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.



“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. 

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE