Connect with Us

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Kronika

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e 3.4 milionë eurove, të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas SPAK, vlerat monetare janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.

Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident masiv në Elbasan/ Përplasen katër makina, plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident masiv ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji mbrëmjen e sotme.

4 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona.



Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve. Policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e plota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Tiranë/ Hajduti i armatosur tenton të futet brenda një banese

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një person i armatosur ka tentuar të futet në një banesë në Vishnje, por është pikasur nga familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ai ka mundur të largohet në kohë, ndërsa uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.



Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Gjirokastër/ 65-vjeçari dërgohet i pajetë në spital, detajet

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se rreth orës 20:10 ambulanca ka shkuar në fshatin “Asim Zeneli” për t’i ardhur në ndihmë, por ai në momentin që u dërgua në spital kishte ndërruar jetë.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.



Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shetetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE