LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. (Fjalët e Urta 12-19)

22 Tetor 2021, 16:31, Aktualitet CNA
Gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. (Fjalët e

Unë Atë Ksenofon Martino, 86 vjeç, kam 13 vjet që i shërbej Zonjës Shën Marisë si murg në Manastirin e Hirshëm:”Burimi Jetë dhënës”(???????????? ???????? ????) në Stavridh (rrugë kryq ), mbi fshatin Ilias, poshtë fshatit Dhërmi.

Jetoj i vetëm i përkushtuar Zotit dhe Shën Marisë. Shokët e mij të përditshëm janë vetëm dy qen besnik.Sipas një premtimi që i kisha bërë të Tërëshenjtës Zonjës Shën Mari, kur isha i ri se doja të bëhesha murg e të shërbeja në këtë manastir. Ateizmi komunist ma prishi ëndrrën time, por sapo më vdiq gruaja ime i lash fëmijët e mi, që i kam nëpër botë, 2 vajza me familjet e tyre në Greqi dhe djalin me familjen e tij në Amerikë, fillova ta bëj realitet ëndrën e fëmirisë dhe me bekimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Dhimitër erdha në këtë manastir të braktisur, por që për ne dhërmiotët ka qënë shumë i rëndësishëm si një vend i shenjtë, ku (Panagia )Zonja Shën Maria ka bërë dhe bën shumë mrekulli tek ata që i falen me besim.

Manastirin e gjeta të tjetërsuar në një stan, ku banonte një çoban me familjen e tij nga veriu. Familja nga veriu kur unë erdha si murg u detyrua të largohet, sepse nuk mund të qëndronte një familje laike në manastir pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me paratë që kisha mbledhur nga puna dhe pensionet e mia për shumë vite në Greqi dhe Amerik edhe me ndihmat e njerëzve si brenda e jashtë shtetit fillova rindërtimin edhe rikonstruksionin e manastirit, që të ketë pamjen e një manastiri orthodhoks. Puna nuk ka qënë e lehtë, por lavdi Zotit sot manastiri ka marrë pamjen dhe fuksionin e duhur, si një vend lutjeje për Perëndinë, për qetësimin e shpirtit dhe për shërimin sëmundjeve trupore.

Me lutjet e Tërëshenjtës Mari, Nënës së Zotit tonë, në këtë manastir janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen shumë mrekulli për besimtarët brenda dhe jashtë vendit.Unë vetë jamë dëshmimtar për shërimin e të sëmurëve edhe me kancer të cilët më kërkojnë të afëmit e tyre tu ndez qiri edhe të lutem për ata .
Në këtë manastir vijnë shpesh si vendasit dhërmiotët, nga fshatrat përreth, po ashtu nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe nga vende të ndryshme të botës, si besimtar ose turistë. Unë pavarësisht moshës, i mirëpres, i qeras me ujë dhe fruta të manastirit apo me ç?të më ndodhet që mi sjellin njerëzit. Lutem për ata dhe u tregoj për historikun manastirit dhe çuditë që më ndodhin këtu. U mësoj edhe për besimin tonë orthodhoks, për ata që duan.

Unë ashtu si na ka mësuar dashuria e Zotit Jisu Krisht nuk i dalloj njerëzit, por kush më vjen në derë e pres dhe të gjithëve u shërbej si murg i këtij manastiri. Personalisht jam një njeri që nuk u bëj keq njerëzve, prandaj nuk mendoj keq për njerëzit, jam shumë i hapur dhe miqësor me të gjithë. I besoj edhe i fus jo vetëm në kishë, por edhe brenda në ambjentet e manastirit kur duan të shlodhen.

Por përsëri Zoti Krisht na mëson : ?të ruhemi nga njerëzit që na vijnë si ujqërit me lëkurë dele? ( Mateu 7-15)dhe vërtet ka të tillë ?ujqër?, si ai që u fut në manastir para pak ditësh, brenda në qelinë time dhe filmoi me celularin e tij një çakmak në formën e pistoletës, që unë e përdor për ndezur qiri në dhomë kur ikin dritat dhe duke qënë se ka flakë largë dorës të ndez më kollaj sobën me gaz që të gatuaj ushqimin e qenve.

Unë në manastir nuk kamë internet edhe pavarësisht se lajmi kishte marë dhenë, unë nuk dija asgjë se ç?bëhej pas meje në këto lajmet nëpër gazeta online deri kur erdhën papritur policicët që me shumë respekt më kërkuan në mënyrë shumë njerëzore që të bëjnë një kontroll. Ata më thanë kush të është futur në dhomë, sepse ka ndodhur një gjë shumë serioze. Ata më treguan filmimin dhe akuzë për ?armën? në qelinë time që e kishte bërë gazeta në internet. Unë duke qeshur u thashë: ?Unë armë nuk kam o bijtë e mi, por ejani shikojeni vetë. Ju shkoni përpara edhe unë mbas.? Shkuan para meje drejt e në qelinë ku unë qëndroj dhe menjëherë policët vajtën tek pistoleta çakmak , e morën në dorë dhe qeshën, pastaj lajmëruan shefin e tyre për situatën.

Edhe pse kjo shpifje ashtu siç filloi ashtu edhe shpejt u diskretitua, sipas përgënjshtrimit që bëri Policia e Vlorës mua si murg orthodhoks nuk më shqetëson as më mërzit edhe pse fëmijët dhe miqtë e mi të shumtë u shqetësuan, sepse Zoti Krisht na ka thënë ne të krishterëve: ?Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush”.(Mateu 5-11-12)

Ajo që më mërzit edhe më shqetëson më shumë si murg, por edhe si njeri me nënshtetësi Shqiptare, Greke dhe pashaportë dhe nënshtetësi Amerikane, është që portali ?BoldNews.al? jo vetëm postoi me të shpejtë dhe pa konfirmim nga organet e policisë, shpifje sikur unë kisha një armë pistoletë, por postoi edhe shpifje të tjera pa bazë që: ?Sipas informacioneve të BoldNews.al, arma përdoret nga persona të dyshimtë, që qëndrojnë në këtë vend të shenjtë, të quajtur ?Burimi Jetëdhënës?. Mësohet se në këtë vend, qëndrojnë disa persona, që flasin gjuhën greke. Madje, në këtë vend të shenjtë, brenda territorit të Shqipërisë, flitet vetëm greqisht. Është e ndaluar gjuha shqipe, ndërsa manastiri vizitohet shpesh nga disa persona me kombësi greke.

Krahas armëve, burimet pohojnë se brenda ?Shtëpisë së Zotit? ka edhe uniforma të policisë greke. ?Këto uniforma futen nga Greqia në Shqipëri. Një nga murgjit që i strehon quhet F.Ksenofon, i cili bën edhe mbledhje të dyshimta me këta persona?, pohojnë burimet për BoldNews.al.?
Këtë unë nuk mund ta toleroj, sepse kjo nuk është vetëm kundër meje murgut plak, por është kundër Kishës Orthodhokse, manastirit, fshatarëve dhe besimtarëve, miqve ,njerëzve që vijnë dhe falen për vete të afërmit e tyre dhe si mirnjohje ndihmojnë mbarvajtjen e manastirit. Këto shpifje janë edhe kundër vendit tonë, sepse krijojnë përçarje dhe duan të prishin harmoninë fetare, që ne na e ka zili gjithë bota.

Prandaj kërkoj që portali ?BoldNews.al.? të kërkojë falje dhe të bëjë përgënjeshtrim publik. Po ashtu organet e policisë të gjejnë autorin e këtij mashtrimi dashakeq dhe armiqësor dhe ta vënë përpara përgjegjësisë, sepse edhe portali kërkon këtë drejtësi, kur shkruan: ?Por, ajo që është shqetësuese ka të bëjë me organet e zbatimit të ligjit apo ato të inteligjencës. Ku është Policia e Shtetit, e cila ka një strukturë Antiterrori? Apo edhe Shërbimi Informativ Shtetëror? A kanë informacione për këta individë apo armët e uniformat e policisë greke që ndodhen brenda territorit shqiptar? A kontrollohet plotësisht territori jonë nga këta individë? ?BoldNews.al.?

Unë sipas mësimit të Zotit Krisht : Falni armiqt tuaj?( Mateu 6-14) i kam falur, si atë që fotografoi edhe atë që i shkruajti dhe postoi ato shpifje për mua se mbaja pistoletë në qelinë time, por ato që tha për manastirin: ?si një vend ku gjenden uniforma të policisë greke dhe mblidhen njerëz me kombësi greke si qëndër rekrutimi me prirje antishqiptare? këto nuk i fal dot, sepse janë shpifje kundër vetë Shtëpisë së Zotit dhe këta njerëz gënjeshtar janë në gjykim me Zotin, që thotë: ?Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin?(Proverbat 12:22) dhe ?Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.?(Proverbat 19:5)

Murgu Atë Ksenofon Martino.

Lajmet e fundit nga