Connect with Us

“Fotot skandaloze mbarë globit”/ Rama paralajmëron “kurbanin” e radhës?

Politikë

“Fotot skandaloze mbarë globit”/ Rama paralajmëron “kurbanin” e radhës?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen me kryebashkiakët, ka qënë mjaft i ashpër me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në një nga plazhet më të bukura të bashkisë Himarë, disa fotografi  kanë marrë globin ku pushuesit rrinë bashkë me kuajt. Pushuesit në çadra, kuajt rreth e rrotull plehrave.  As për të larguar një kope kuajsh nga plazhi apo për ta kthyer në atraksion turistik”, -deklaroi Rama në takimin me kryebashkiakët.

Më tej ai ka kërcënuar se asnjë buxhet, në të cilin nuk do të jetë e parashikuar një pjesë për pastrimin, nuk do të mund ta kalojë dot filtrin e prefektit.

Sot që po përgatiten buxhetet të jeni të qartë se asnjë buxhet nuk do ta kalojë dot filtrin e prefektit. Nuk ka kosto më të rëndë se ajo që I faturohet çdo ditë fëmijëve tanë me ato vend depozitime ilegale.  E kuptoj edhe ngarkesën që për shkak të bregdeteve merr qyteti. Por s’mund të bëhet ashtu siç ndodh në Himarë, që është bërë destinacion fluksi dhe në darkë duhet të ecësh përmes kazanëve të mbushur me plehra dhe duhet të bashkëjetosh m emuzikën në kupë të qiellit”,-theksoi kreu i qeverisë.

Por, më tej, Rama i është rikthyer Himarës, ku teksa bëri një panoramë të situatës së mbetjeve në këtë qytet, kryeministri nuk i ka ndalur gjithë kohën ironitë e talljet ndaj kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

LEXO EDHE:  Edi Paloka shfrenon gjuhën/ Akuza të forta Ramës

Rama e cilësoi veten si “viktimën” e radhës së plehrave të Jorgos, ku tregoi edhe një situate, të cilën e kishte përjetuar gjatë pushimeve në këtë qytet.

Jam viktimë si një nga qytetarët e shumë, që për pushime shkoj në Himarë. Një pedonale ka që përshkohet në këmbë. Sikur Jorgo të çohej vetë në 4 të mëngjesit e të merrte një trastë, do ta pastronte vetë, por çohem unë para, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe ai sjell një makineri që bën zhurmë sikur pastron plehrat. Këto skena më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare, vetëm që të mos përballem me këtë situate”,-deklaroi Rama.

Më tej Rama ka theksuar se nuk mund të tjetërsojë vullnetin e popullit, pavarësisht dëshirës së tij për të çuar në Lezhë kryebashkiakun e Himarës dhe në Himarë atë të Lezhës, e për t’i dhënë Goros një mesazh të qartë se si duhet pastruar.

Duke qenë se jeni të zgjedhur, s’mund të sillja Pjerinin në Himarë e Jorgon në Lezhë. S’munë të jeni të gjithë si Pjerini!’, u shpreh Rama.

Në fakt këto deklarata të Ramës, duken si një paralajmërim i fortë për kryebashkiakun Goro, që mund të jetë ai i pari që do përballet me drejtësinë, pasi kreu i qeverisë deklaroi se do shkojnë edhe deri para drejtësisë, “kryebashkiakët që nuk pastrojnë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lulzim Basha me slogane kineze/ “Një parti, një Kuvend”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i përkohshëm i PD, edhe për disa javë në detyrë, Lulzim Basha në përpëlitjet e tij të fundit për të dorëzuar vulën, pasi partinë ia ka marrë tashmë “Foltorja”, po përpiqet të bëjë disa lëvizje të cilat tregojnë se Luli nuk zhgënjen kurrë.

Pra, është i njëjti, me të njëjtin formë, përmbajtje, pa asnjë ndryshim.

Është Lulzim Basha që “kërcet dhëmbët”, siç i kërciti me Teatrin, me Rrugën e Kombit, me futjen e Fatmir Xhafajt në zyrën e ministrit të Brendshëm, ku trupi i tij do të bëhej pengesa kryesore.

lulzim basha proteste

Në fakt u kthye në trupin e një “prostitute politike”, dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Përtej saj, Lulzim Basha ka filluar të trashë dhe zërin, ashtu siç kërcënonte me djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve, se do të digjte Shqipërinë, e të tjera si këto.

Sërish ai dje ngriti zërin në Kuvend dhe bënte si trim. Më pas thirri dhe Kryesinë për të gjetur një datë tjetër Kuvendi.

Nuk i pëlqente 11-ta, dhe e vuri 18. Sepse nuk i pëlqen data e themelimit të PD, por do datën që të identifikohet me të.

Por, përtej këtyre, sot ka bërë dhe “perlen” e radhës.

Lulzim Basha ka theksuar se “Do të kemi një parti, dhe një Kuvend”.

Një slogan ky si në Kinë. Vetëm Kina ka një parti dhe një Kuvend.



Sepse Lulit tani i duket se do të ketë një parti dhe dy Kuvende, apo dy parti dhe dy Kuvende. Terma si këto.

Në fakt Partia Demokratike, anëtarët e saj kanë firmosur. Dhe Lulzim Basha jo për 4200 apo për 5 mijë, por edhe qoftë për 200 apo 300 firma, qoftë edhe për 100 apo 200 persona të tjerë që Sali Berisha dhe Foltorja janë mbledhur në gati 20 takime, duhet të ishte aty.

LEXO EDHE:  “Si doktoreshë dhe si fallxhore”/ Kryemadhi bën parashikimin për Ramën

LEXO EDHE:  “PS organizatë kriminale”/ Rama i përgjigjet Metës: Marrëzia ka filluar shumë herët, nuk e di ku do shkojë

Dhe ajo që duhet të kuptojë është pikërisht kjo. Aty ku janë njerëzit shkon lideri. Nuk janë njerëzit që shkojnë tek lideri.

Pra, janë qytetarët që kanë shkuar, janë mbledhur dhe kanë thirrur liderin. Janë anëtarët e partisë, janë militantë, qofshin ato firma dhe jo të një njeriu që është pjesë e Kuvendit. Qofshin dhe 50 firma falso. Mjafton që po mblidhen anëtarët e Partisë Demokratike, drejtues të strukturave. 50 plus një, apo 50 pa një, kjo ka pak rëndësi.

Rëndësi ka që demokratët mblidhen dhe Lulzim Basha të mos përdorë ndaj tyre slogane kineze, por të shkojë atje ku mblidhen demokratët. Sepse kështu duke zgjedhur versionin kinez “Një parti, një Kuvend”, “Hajde popull atje ku jam unë”, nuk ka për të fituar kurrë dhe është një humbës i madh.

Kështu ka humbur në këto tetë vite dhe mesa duket nuk e ka kuptuar atë që ka bërë. Vazhdon të ecë përpara në “çmendurinë” e tij politike.

Lulzim Basha po kërkon që me slogane kineze, “një parti, një Kuvend”, ti mbledhë njerëzit kur do ai, ku do ai dhe siç do ai.

Në fakt Partia Demokratike do të mblidhet kur duan demokratët, ku duan demokratët dhe siç duan demokratët.

Dhe sloganet kineze, “një parti, një Kuvend”, thjeshtë dhe vetëm tregojnë kinezerinë e Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vjedhje e dhunë në familje/ Policia e Korçës vë në pranga dy autorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtetasin Y. B., 59 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 21 Korrik 2021, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.



Gjithashtu në pranga është vënë edhe shtetasi K.K., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili ka thyer vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. K., 36 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Harem dhe derrkuc”/ Gjekmarkaj tenton të justifikojë fyerjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka tentuar të justifikojë fjalët fyese ndaj zonjave ministre, të cilat I ka quajtur “harem”, si dhe fyerjen e një ditë më parë në Kuvend, ku iu drejtua një deputeti duke e quajtur “derrkuc”.

Në një shkrim të publikuar në gazetën Panorama, ndërsa i është përgjigjur ministres Balluku, e cila I kujtoi se I ka quajtur “harem”, Gjekmarkaj shkruan se “Nëse ka një gjë që nuk i shkon kesaj qeverie, zonjave dhe zoterinjve të saj është viktimizimi. Nuk ka situatë me qesharake sesa ata që janë në krye të çdo pune të lige viktimizohen , më cinike sesa ti shohesh vjedhesit e zgjedhjeve të ndihen të bullizuar nga opozita.”

Ai thekson se termin “harem” e ka përdorur në mënyrë figurative.

Jam munduar ta sqaroj asokohe që termi “harem politik” nuk nënkupton haremin si koncept siç e kemi në vetedijen popullore! Kjo ndeshet heret si afinitet , si lidhje , si nënshtrim politik pa kushte në kembim të beneficeve, del herët ne greqishten e lashtë si nocion , në latinisht e më vonë turqisht në kuptimin më të përdorshëm. E gjejme atë në veprat e medha të njerzimit. Nga ky term nuk janë kursyer as papët e Romes , as perendoret e mbreterit e as Presidentet e demokracive bashkëkohore ! E perdorin Zhan Zhak Rusoi, Volter, Benedeto Croce, Bernard Henri Levi, Çomski e shumë të tjerë. Harem është perdorur edhe per burrat jo thjeshtë për gratë.

Haremi ka qëne edhe shkollë madje. Burrat e qeverisë sonë nuk reaguan nuk u ndien të fyer e kuptuan që ishte koncept politik. Dje pas disa muajsh e rifuti ne diskurs me ndonjë sms të ardhur ministrja Balluku, pasi ambasadorja amerikane kishte reaguar kunder fyerjes ndaj zonjes Tabaku. Lipsej për shenje barazie.”-shkruan Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj tenton të viktimizohet, duke thënë se zonja Balluku i ka përmendur familjen, ndërsa ai nuk e ka bërë në asnjë moment një gjë të tillë.

Duke gjykuar në fillim shtator se u keqkuptova nuk hezitova të kerkoj falje publike për të gjithë ata që mund të kisha lenduar padashje. Një nxitje më shumë ishte edhe një sms i zonjës Helena Kadare një mike që në çdo rast ja çmoj gjykimin dhe jo forca kercenuese e Kanunit.



Të kerkosh falje është burreri ta besh se dyti në menyrë artificiale është dobesi e ketë kenaqesi nuk kisha pse ja jap askujt! Dje Zonja Balluku e cila është aty si politikane , si deputete dhe si ministre si person publik dhe pastaj si grua se ciles kurre dhe në asnjë rast nuk e kam cituar as atë dhe as familjaret e saj per arsye jashtë politike e njerzore , dje duke i rrotulluar fjalet si peshtymen, permes insinuatash, mori në gojë famijen time të gjithen. Asnjehere nuk do gjindet një fjali dhe një rresht që unë ti kem përmendura dikujt familjen e as do të ndodhe. Nëse une kam lenduar dike le ta marrin hakun mbi mua aty ballë per ballë si një person politik e publik ndaj të ngjashmit të vet.

E ftoj Zonjen Belinda të mos e bejë kurrë më por ani si ta ketë. Nderkohe do deshiroja shumë që të zgjeronte rrugen e Veriut se hyme e dalim si në një hinke e duhen ore per te shkuar në Lezhe sidoms gjate veres. Tuneli i Llogarase për të shkuar tek Vilat e Palases e Dhermiut priste edhe ca. Kryeparlamentarja, zonja Nikolla se ciles i rrezellin si smeral merzia atje siper ku rri e drejton punet e parlamentit kujdeset të të mos i permbyllim mendimet, kujdeset të na marrë kohen e një replike siç ma bëri mua dje në salle e shqetesuar vetem kur bezdiset qevera Kryeministri e ministret, dhe në fund të na qortojë me moralizma që me kujtojnë Bep Shiroken e paharrueshem tek filmi “Koncert në vitin 1936″ në rrolin e xhandarit ,me një thuper që i bertiste turmes e cila kendonte ” praj mor ti, prani more teveqela” !

Teksa me hiqte verejtje dje mendova ishallah nuk shkrehet në të qara nga lendimi se do mbyteshim në lot të kripur se godina e kuvendit nuk ngjan me arken e Noas e s’do kishim shpetim! Në galanterinë e saj më shumë besim kam patur. Kokë per të bërë avokatin e opozites siç ka premtuar ka ende. Deri tani po i bën prokurorin asaj. Dhe tjetra që meriton vemendje ështe etiketimi ndaj Braçes me nofken “derrkuc” nga ana ime !

Sigurisht gabim dhe i lyp ndjese pa hezitim por nuk i nderhyj askujt, nuk i bej askujt zhurmuesin, i degjoj të gjithë pa asnjë koment, kur me pelqejne a jo, ndersa dje sa hapa gojen në anen time degjoheshin zhaurima si në një zgjua bletesh, britma dhe thirrje ku zeri i Braçes spikaste! Mu hakerrue me fjalen “idiot” shpresoj te terhiqet edhe ai nga percaktimi.E ndjeva nevojen e ketij sqarimi per te cilin e mbushi kupen titulli i sotem dhe e mbushen goten ata te djeshmit për leshim goje aqsa ishte merzitur edhe gazetari i shquar zoti Rosaku”-përfundon Gjekmarkaj reagimin e tij./CNA.al

“Pusho more ti derrkuc”/ Gjekmarkaj thellon skandalin, vijon fyerjet në Kuvend

LEXO TE PLOTE