Connect with Us

Doza e tretë/ Mjeku tregon rastet kur s’duhet bërë vaksina anti-Covid

Shëndeti

Doza e tretë/ Mjeku tregon rastet kur s’duhet bërë vaksina anti-Covid

Publikuar

-

cna lajme blog

Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” nuk sugjeron marrjen e një doze të tretë për individët e shëndetshëm por inkurajon që të bëjnë një gjë të tillë moshat e thyera. Nga SHBA në një intervistë për Euroneës Albania, z. Domi tha se nuk përkrah as vaksinimit për fëmijët nën 16 vjeç.

Për moshat e thyera dhe ato që kanë sëmundje, një dozë e tretë do të ketë avantazh. Për individë të shëndetshëm doza e tretë nuk do të shtonë ndonjë avantazh afatgjatë. Avantazhet për fëmijët nën 16 vjeç janë minimale. Duke mos pasur një avantazh nuk jam shumë për t’u bërë. E theksoj kjo vlen gjithmonë për fëmijët e shëndetshëm”, shprehet z. Domi.

LEXO EDHE:  Berlusconi testohet për herë të dytë/ Del sërish pozitiv me Covid-19

Sa i takon disavantazheve, mjeku thotë se për momentin nuk ka por nuk përjashtohet një mundësi e tillë në perspektivën afatgjatë./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas mbi 70 mijë doza vaksine Pfizer

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur 74,880 doza vaksine Pfizer.



“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari“, njofton Manastirliu./CNA.al

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Mbërrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19

LEXO EDHE:  Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,143  testime dhe kanë rezultuar pozitivë  587  qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Koraqi: Mutacioni mund të ketë mbërritur në Shqipëri

LEXO EDHE:  Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri



Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Disa njerëz mund të jenë gjenetikisht imunë ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHP

👉Infeksionet SARS-CoV-2 tregojnë ndryshueshmëri të madhe ndërindividuale, duke filluar nga infeksionet asimptomatike deri te sëmundjet kërcënuese për jetën”, shkruan një konsorcium mjekësh të specializuar në sëmundjet infektive, imunologjinë dhe gjenetikën. Të ardhur nga e gjithë bota (Shtetet e Bashkuara, Brazili, Holanda, Greqia dhe Franca), ata janë të bindur se individët asimptomatikë kanë një specifikë për t’u shfrytëzuar: ata do të ishin gjenetikisht imunë ndaj Covid-19.

👋Këta shkencëtarë duan t’i gjejnë ato në mënyrë që të studiojnë gjenetikën e tyre për të zhvilluar trajtime.

👉Konsorciumi publikoi një artikull në revistën Nature Immunology, të titulluar “Një nismë globale për të zbërthyer bazën gjenetike njerëzore të rezistencës ndaj infeksionit SARS-CoV-2”. Sipas tyre, “ndryshueshmëria klinike e përgjigjes ndaj infeksionit” mund të shpjegohet nga faktorët gjenetikë njerëzorë. Për të mbështetur hipotezën e tyre, ekipi hulumtues bën një argument të pandalshëm: familjet kanë raportuar të infektuar të gjithë përveç një anëtari, duke sugjeruar “që disa individë shumë të ekspozuar mund të jenë rezistent ndaj infeksionit me këtë virus”.

LEXO EDHE:  Berlusconi testohet për herë të dytë/ Del sërish pozitiv me Covid-19

LEXO EDHE:  “Fshehu rastet me Covid dhe vonoi 3 muaj marrjen e masave”/ Berisha kërkon burgosjen e Ramës



👋🤲Ndërsa vaksinat Covid-19 mbërritën mjaft shpejt për të frenuar pandeminë, shkencëtarët që kryen këtë studim argumentojnë se njerëzit me imunitet gjenetikisht të mundshëm mbajnë çelësin e trajtimit më efektiv kundër virusit.

👉Imuniteteti natyror ështe studiuar dhe hulumtuar gjithmonë për të luftuar viruset si HIV në mënyrë që të gjenden kura.

Pavarësisht njohurive të pakta mbi “bazat gjenetike dhe imunologjike njerëzore të rezistencës së lindur ndaj SARS-CoV-2”, ekspertët besojnë se asimptomatikët janë prova e mjaftueshme për të udhëhequr kërkimin e trajtimit në këtë drejtim.

LEXO TE PLOTE