Connect with Us

“Çmenden”, çmimet/ Zbardhen shifrat, nga ushqimet tek komunikimi dhe arsimi

Ekonomi

“Çmenden”, çmimet/ Zbardhen shifrat, nga ushqimet tek komunikimi dhe arsimi

Publikuar

-

Instituti i Statistikave ka zbardhur rritjen e çmimeve për të gjithë sektorët.

Sipas INSTAT në muajin Shtator 2021, rritjen më të madhe të çmimin e kanë pasur ushqimet dhe pijet alkolike.

Për këto produkte, çmimi ëhstë rritur me 4.7 përqi më shumë.

Rritje të çmimit, ka pasur edhe në sektorin e komunikimit me 2.9 përqind

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2021 është 2,6 %.

Arsimi është kategoria e fundit sipas INSTAT ku ka rritje çmimi më të ulët se kategoritë e tjera, vetëm me 0.2 përqind.

Çmimet

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,9 %, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 % secili, “Shëndeti” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.

LEXO EDHE:  “Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,4 %.

Në muajin Shtator 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,5 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,3 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Monedhat e huaja përballë Lekut/ Kursi i këmbimit 4 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ata që kanë monedhën Paund për ta këmbyer në Shqipëri, si në blerje ashtu edhe në shitje janë më të fituarit, në krahasim me monedhat e tjera të huaja, të cilat në këmbim janë me vlera të ulta.

Një dollar sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108.8 Lekë,

Monedha e eurozonës sot, blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 126 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  “Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun

Paundi britanik sot blihet me 141.7 Lekë dhe shitet me 146.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 113.2 Lekë dhe shitet me 118 .2 Lekë.

Dollari kanadez sot blihet me 82.7 Lekë dhe shitet me 87.7 Lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë/ Sejko tregon kur do stabilizohet situata

Publikuar

-

Nga

Shqipëria, por jo vetëm është duke u përballur me një krizë energjike dhe të hidrokarbureve. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe rritje të çmimit të energjisë dhe naftës apo gazit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një konferencë për media, bëri me dije se situata do të vijë drejt përmirësimit përgjatë vitit 2022.

LEXO EDHE:  “Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Çmimet e naftës, energjisë dhe produkteve të tjera do të stabilizohet përgjatë vitit 2022.  



Ka pasur rritje të inflacionit në ambientet e huaja dhe të brendshme.

Projeksionet tona për skenarin bazë janë pozitive. Aktiviteti ekonomik po vijon të rimëkëmbet. Kursi i këmbimit të lekut vijon të jetë i qëndrueshëm”, tha Sejko./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Situata ekonomike/ Sejko jep lajme të mira: Do rriten pagat dhe punësimet

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të situatës ekonomike në vendin tonë.

Në një deklaratë për media, Sejko dha lajme të mira sa i takon ekonomisë, duke deklaruar se pas dy fatkeqësive tërmetit dhe pandemisë, situata tashmë paraqitet pozitive.

Ai theksoi se pas rimëkëmbjes së ekonomisë, do të ketë edhe rritje pagash dhe zgjerim të punësimeve.

LEXO EDHE:  Boom rastesh të reja me Covid në vend/ Regjistrohen dhe 2 viktima

LEXO EDHE:  ‘Ç’lidhje ka Ministria e Bujqësisë me ushqimet!’/ Plas debati mes Prençit dhe Ekonomit



Qëndrimi aktual i monedhës mbetet i përshtatshëm. Parashikimi për të ardhmen, pozitiv.Ekonomia po rimëkëmbet pas tërmetit dhe pandemisë. Rritja e inflacionit u diktua nga goditjet e të ardhurave.  Do të ketë zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave”, tha Sejko.

Vijon…

LEXO TE PLOTE