Connect with Us

Berisha leksion Bashës/ Si mund të bëhet Vettingu në politikë

Politikë

Berisha leksion Bashës/ Si mund të bëhet Vettingu në politikë

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike, për Vettingun e politikanëve.

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” me demokratët e Beratit, Berisha tha se është pro Vettingut në politikë, por theksoi se duhet bërë në mënyrë transparente.

Berisha i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës, ndërsa u shpreh se Kuvendi nuk mund t’i dorëzohet prokurorisë.

Vettingun në politikë e kam mbështetur publikisht por jo mbi rregulla policeske. Mbi rreulla transparence.  

Vettingu bëhet në mënyrë transparente.

Mund të shtosh në formularin e vetëdeklarimit të deputetëve të gjitha problemet. Mund të krijosh Komisionin e Etikës.

Por, nuk dorëzohet legjislativi tek prokuroria politike.

Për prokurorinë kemi një ligj antimafia të shkëlqyer, sipas Venecias, kemi hequr imunitetin, i kemi të gjitha mekanizmat.

Sesi mundet që një forcë politike, që i thotë vetes Parti Demokratike të thotë që SPAK i Edi Ramës, të vendosë për mandatet e deputetëve, do të thotë të jesh skllav e super skllav i  tij.”-tha Berisha.

LEXO EDHE:  Video-Paralajmëron Berisha/ Rama është drejt largimit

Më tej, ai shtoi se të gjithë avokatët mediatikë të Ramës, tashmë janë kthyer në avoketër mediatikë të Lulzim Bashës.

Të gjithë avoketarët e kreut të Meduzës, tani janë bërë avoketër të tij, me në krye Stanishiçin.

Pse të gjithë këta të marrin në mbrojtje ndërsa ti nuk del dot në debat? Vjellin edhe vrer kundër jush. Edhe kjo ka domethënien e vet.”.-deklaroi Berisha.

Po ashtu Berisha paralajmëroi se Kuvendi i PD do të mblidhet, ndërsa theksoi se “Kush është ai që voton për një besëprerë? Jo nuk votohet. Janë këto rrethana që na ftojnë të mbledhim Kuvendin së pari për të rishkruar statutin tonë, që ju të merrni vendimin qëndror, që ju të zgjidhni deputetët tuaj, drejtuesit tuaj, këshilltarët tuaj, t’i përcaktoni kufirin kryetarit”.

Gjithashtu Berisha tha se “Mbi 50% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, kanë firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Video-Paralajmëron Berisha/ Rama është drejt largimit

LEXO EDHE:  Video-Paralajmëron Berisha/ Rama është drejt largimit

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Rama mban fort Xhafën/ Injoron kërkesën e Gjermanisë

LEXO EDHE:  “Bomba” e Topallit/ Basha po garanton mandatin e tretë të Ramës, do bashkëqeverisin



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Pajisja e përgjimit/ Basha: Kërkojmë hetim transparent, jo koka “turku”. Rama të largojë Tahirin sa më parë

LEXO EDHE:  ISP nxjerr raportet/ Zbulohet skandali me procesin e vettingut



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE