Connect with Us

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri jep alarmin: Të hetohet Koorporta Elektroenergjitike

Ekonomi

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri jep alarmin: Të hetohet Koorporta Elektroenergjitike

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Klodian Tomorri ka dhënë alarmin për korrupsionin në KESH.

Reagimi i tij ka ardhur pas denoncimit të CAN.al për aferën KESH-NOA.

Tre ditë pasi Qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare shkëmbente energjinë e Kaskadës së Drinit me një kompani private të quajtur Noa Energy.

 Plot 950 mega të shkëmbyera, tre dite pasi ishte krijuar Komiteti i Emergjencës dhe kryeministri kishte vënë kujën e krizës. Në të njëjtën ditë OSHEE zhvilloi ankand dhe bleu energji me çmim deri në 300 euro për megavat, madje nuk arriti të sigurojë sasinë e nevojshme. Ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe Kaskada vazhdonte të përdorej për interesa private”, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

Sipas tij, të dhënat konfidenciale tregojnë se në periudhën qershor-shtator KESH ka shkëmbyer 150 deri në 200 mijë mega vat energji, përmes një marrëveshje të dyshimtë.

Skandali ështe denoncuar nga CNA dhe bëhet fjalë për një biznes miliona euro.

 Sipas CNA, dyshimet janë se KESH dhe kompania private kanë shkëmbyer energji në orare të ndryshme, pra është marrë energjia e Kaskadës në oraret pik dhe është kthyer gjatë natës.

Kokë më kokë. Sot diferenca e çmimit mes energjisë pikë dhe asaj natën është 100-120 euro për mega”, shkruan më tej Tomorri.

LEXO EDHE:  Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Si Rama tenton të “fshihet” nga afera e shekullit

Ai shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime të mëdha dhe bën apel për hetim të kësaj afere dhe për hetim të institucionit të KESH-it.

Së pari, nga fakti që bëhet kontrate shkëmbimi me një kompani tregtare.

Kontratat e shkëmbimit zakonisht bëhen mes prodhuesish jo mes një prodhuesi dhe një tregtari.

Së dyti, shkëmbimi i energjisë është tentuar edhe më parë, madje disa herë nga kompani të tjera, por nuk është miratuar asnjëherë. Dhe fakti që nuk miratohej tregon se ishte problematike.

Megjithatë oraret se kur është shkëmbyer energjia nuk i di askush me saktësi. Arsyeja ështe se KESH nuk rregullohet më.

Dikur ka qene e rregulluar nga Enti Rregullator, por prej disa vitesh Koorporata është nxjerr nga rregullimi dhe është në varësi të Ministrisë së Energjisë.

Ndaj nuk e ka me detyrimin të publikojë oraret. Me pak fjalë, KESH sot është një çiflig privat.

KESH duhet rikthyer sa më shpejt nën rregullim. OST duhet detyruar të bëjë publike oraret e shkembimit të energjisë në dhënie dhe në marrje. Pastaj të gjitha kompanitë publike të energjisë duhen vënë nën hetim”, përfundon reagimin gazetari Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Euro, monedha më e dobët në treg, kryeson Paundi britanik/ Këmbimi valutor, 6 Janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104 Lekë dhe shitet me 109 Lekë.

Monedha e eurozonës, blihet me 118.4 Lekë dhe shitet me 123.4 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.3 Lekë dhe shitet me 146.3 Lekë.



Franga zviceriane blihet 113.9 Lekë dhe shitet me 118.9 Lekë.

Paundi britanik blihet 81.1 Lekë dhe shitet me 86.1 Lekë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Si u tentua lirimi i Arben Grorit nga burgu! Drejtori i Burgjeve “mësues gjuhe” për gjykatat

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri / Pse ranë pagat?

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Të huajt blejnë prona në Shqipëri, investojnë mbi 60 mln euro në 3 muaj

Publikuar

-

Nga

Tregu i pasurive të paluajtshme po kthehet në biznesin më të lakmuar të investitorëve të huaj në Shqipëri.

Mbi 60 milionë euro janë investuar për shit-blerjen e pronave në periudhën korrik-shtator 2021, rekord historik ky për fluksin e parave që qarkullon ky sektor.

Interesi në tregun e pronave të paluajtshme i ka dhënë shtysë edhe rritjes së fluksit të investimeve të huaja gjatë vitit që lamë pas, duke u afruar me shifrat e vitit 2019.

Pas pasurive të patundshme, fluks i lartë investimesh nga të huajt është parë në industrinë minerare dhe në banka e kompani sigurimesh në tremujorin e tretë të vitit.



LEXO EDHE:  Skandali i Pandora Papers/ Emrat e VIP-ave që fshehën pasurinë

LEXO EDHE:  Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Sipas shteteve, Holanda rezultoi për të tretin vit radhazi investitori më i madh. 139 milionë euro ose 20% e fluksit të parave, ishin kontribute nga ky shtet në 2021-n.

Investimet holandeze lidhen në pjesën më të madhe me kompaninë Statkraft, pronare e shoqërisë Devoll Hydropower.

Investitori i dytë më i madh është Italia, e cila me kompanitë e saj në vendin tonë i është rikthyer aktivitetit të zakonshëm post-pandemik.

Rritje të ndjeshme në 2021-n pati edhe Turqia. Sipërmarrjet më të rëndësishme turke në Shqipëri janë grupi Çalik, në banka dhe telekomunkacion dhe kompania e prodhimit të çelikut Kurum./euronews 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 5 Janar 2022

Publikuar

-

Nga

cn aljme ekonomi

Monedha e huaja në tregun valutor, edhe sot shfaqen pa luhatje.

Këmbimi ashtu si në blerje edhe në shitje kap vlerat e një dite më parë.

Dollari amerikan sot blihet me 104 Lekë dhe shitet me 109 Lekë.

Monedha e eurozonës, blihet me 118.4 Lekë dhe shitet me 123.4 Lekë.



Paundi britanik blihet me 141.3 Lekë dhe shitet me 146.3 Lekë.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri / Pse ranë pagat?

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Franga zviceriane blihet 113.9 Lekë dhe shitet me 118.9 Lekë.

Paundi britanik blihet 81.1 Lekë dhe shitet me 86.1 Lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank/CNA.al

LEXO TE PLOTE