LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri jep alarmin: Të hetohet Koorporta Elektroenergjitike

22 Tetor 2021, 13:38, Ekonomi CNA

Gazetari Klodian Tomorri ka dhënë alarmin për korrupsionin në KESH.

Reagimi i tij ka ardhur pas denoncimit të CAN.al për aferën KESH-NOA.

?Tre ditë pasi Qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare shkëmbente energjinë e Kaskadës së Drinit me një kompani private të quajtur Noa Energy.

 Plot 950 mega të shkëmbyera, tre dite pasi ishte krijuar Komiteti i Emergjencës dhe kryeministri kishte vënë kujën e krizës. Në të njëjtën ditë OSHEE zhvilloi ankand dhe bleu energji me çmim deri në 300 euro për megavat, madje nuk arriti të sigurojë sasinë e nevojshme. Ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe Kaskada vazhdonte të përdorej për interesa private?, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

Sipas tij, të dhënat konfidenciale tregojnë se në periudhën qershor-shtator KESH ka shkëmbyer 150 deri në 200 mijë mega vat energji, përmes një marrëveshje të dyshimtë.

?Skandali ështe denoncuar nga CNA dhe bëhet fjalë për një biznes miliona euro.

 Sipas CNA, dyshimet janë se KESH dhe kompania private kanë shkëmbyer energji në orare të ndryshme, pra është marrë energjia e Kaskadës në oraret pik dhe është kthyer gjatë natës.

Kokë më kokë. Sot diferenca e çmimit mes energjisë pikë dhe asaj natën është 100-120 euro për mega?, shkruan më tej Tomorri.

Ai shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime të mëdha dhe bën apel për hetim të kësaj afere dhe për hetim të institucionit të KESH-it.

?Së pari, nga fakti që bëhet kontrate shkëmbimi me një kompani tregtare.

Kontratat e shkëmbimit zakonisht bëhen mes prodhuesish jo mes një prodhuesi dhe një tregtari.

Së dyti, shkëmbimi i energjisë është tentuar edhe më parë, madje disa herë nga kompani të tjera, por nuk është miratuar asnjëherë. Dhe fakti që nuk miratohej tregon se ishte problematike.

Megjithatë oraret se kur është shkëmbyer energjia nuk i di askush me saktësi. Arsyeja ështe se KESH nuk rregullohet më.

Dikur ka qene e rregulluar nga Enti Rregullator, por prej disa vitesh Koorporata është nxjerr nga rregullimi dhe është në varësi të Ministrisë së Energjisë.

Ndaj nuk e ka me detyrimin të publikojë oraret. Me pak fjalë, KESH sot është një çiflig privat.

KESH duhet rikthyer sa më shpejt nën rregullim. OST duhet detyruar të bëjë publike oraret e shkembimit të energjisë në dhënie dhe në marrje. Pastaj të gjitha kompanitë publike të energjisë duhen vënë nën hetim?, përfundon reagimin gazetari Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga