Connect with Us

Vjedhja e energjisë elektrike/ Policia merr masa

Aktualitet

Vjedhja e energjisë elektrike/ Policia merr masa

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Policia e shtetit, si rezultat i kontrolleve me OSHEE-në ka evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Për të gjitha rastet, policia ka marë masa duke i proçeduar penalisht.

Njoftimi i plotë:

“Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër.

LEXO EDHE:  Investimet në Jug/Gjiknuri: Energjia jetike për Turizmin

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Uragani” zbret në Lushnje/ Kush janë demokratët që shoqërojnë Sali Berishën  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin e tij të radhës me demokratët në Lushnje.

Ashtu si në çdo takim, Berisha është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët në Lushnje.



Të shumtë janë demokratët që e kanë shoqëruar Berishën në Foltoret e tij. Këtë herë në Lushnje, Berisha është shoqëruar nga deputeti Flamur Noka dhe Luan Baçi.

LEXO EDHE:  Rritja e çmimeve/ Tabaku: Faturë e rëndë në buxhetet familjare

LEXO EDHE:  I dënuari mbante telefon në burg/ Në pranga 5 efektivë të operacionales

Kujtojmë se kjo është Foltorja e 14 e Berishës, pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Korçës, Dibrës, Lezhës, Kukësit, Kamzës etj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Pritja e zjarrtë e Berishës në Lushnjë/ Me brohorima dhe fishekzjarre, qindra demokratë krah liderit historik

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur sot Foltoren në qytetin e Lushnjës.

Njësoj si në takimet e tjera që ka zhvilluar deri tani, edhe nga demokratët e Lushnjës, Berisha është pritur me ovacion dhe brohoritje.



Me qindra demokratë kanë dalë në shesh për të mbështetut ish liderin historik të demokratëve, ndërsa ai është duke iu drejtuar Pallatit të Kulturës, ku edhe do të mbahet takimi.

LEXO EDHE:  Investimet në Jug/Gjiknuri: Energjia jetike për Turizmin

LEXO EDHE:  I dënuari mbante telefon në burg/ Në pranga 5 efektivë të operacionales

Kujtojmë këtu, që kjo është Foltorja e 14 e Sali Berishës, ndërsa takimet do të vijojnë edhe në qytete të tjera, deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar që do të jetë në 11 dhjetor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Me makina e flamuj/ Berisha mbërrin në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur sot Foltoren në qytetin e Lushnjës.

Ndërsa është rrugës për në Lushnje, të shumta janë makinat që e shoqërojnë me flamurin e PD.



Mbështetja edhe në këtë qytete për Foltoren e rradhës, duke e madhe dhe e zjarrtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE