LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Basha “zgjohet” me llumin e tranzicionit

21 Tetor 2021, 07:02, Politikë CNA
Video/ Basha “zgjohet” me llumin e tranzicionit

Kreu i PD në detyrë Lulzim Basha, është zgjuar herët sot në mëngjes , duke shpërndarë në rrjete sociale, një pjesë të fjalimit të djeshëm nga bashkëbisedimi me gazetarët.

Basha ka shpërndarë deklaratat në lidhje me Vettingun në politikë.

Sipas tij është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar.

?Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç?është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm?, shprehet Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga