LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu në politikë/ Rushaj: Agjenda e jonë e pavarur nga ajo e PS-së

21 Tetor 2021, 10:30, Politikë CNA
Vettingu në politikë/ Rushaj: Agjenda e jonë e pavarur nga ajo e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e ka cilësuar Vettingun e politikanëve, si një investim publik nga ana e Partisë Demokratike.

?Kemi propozuar standardin e miratuar nga të gjitha konventat. Nuk është e arsyeshme që magjistratët, në këtë rast, të gjykohet intelekti i tyre në bazë të disa standardeve, ndërsa për ne të përdorët një standard tjetër. Qëllimi i Partisë Demokratike, ashtu si e kemi deklaruar është të investojmë në këtë proces publik. Prokurorët e SPAK që merren me këtë punë të bëjnë publik vendimin e tyre?, ka deklaruar Rushaj në një deklaratë për mediat.

Më tej ai ka shtuar se çdo fjalë e përdorur në draft është marrë nga standardi i përdorur tek magjistratët, për të kaluar në të gjitha filtrat që duhet.

?Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj të kushtetutës që përmblidhen nga një mbledhjen e përbashkët.  Agjenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve. Prioritetet tona kanë të bëjnë më votën e lirë, reformën territoriale dhe me korrupsioni si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar?, shtoi Rushaj.

07:28 Politikë

Test Link

Test LinkBrenda kultit global të Al Kapones/ Pse gangsteri i...

Lajmet e fundit nga