Connect with Us

Vetingu në politikë/ Nishani i “çjerr maskën” Bashës: Po luan teatër, ja pse nuk arrihet

Politikë

Vetingu në politikë/ Nishani i “çjerr maskën” Bashës: Po luan teatër, ja pse nuk arrihet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike depozitoi ditën e mërkurë në Kuvend 3 amendamentet e saj, ku propozonte vetting në politikë, reformë të re territoriale dhe reforma zgjedhore.

Vettingu në politikë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara, ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar që hetimi të nisë nga vetë ai i pari.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se Basha po luan teatër me këtë çështje.

Në një intervistë për MCN, Nishani deklaroi se PD nuk i ka e vetme votat për të miratuar këtë propozim, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk do e votonte kurrë vetingun në politikë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Reagon Selami: Në pamundësi për fitore, Basha …

Është teatër kjo e Bashës sepse dihet që PD nuk i ka votat në parlament. Nëse do të kishte një nismë, Basha duhet të kishte nisur procedurat për referendumin mbarëpopullor. Të bëhej një vetting i vërtetë dhe jo nga institucionet e kapura”, tha Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  Video/ Basha:Rama mashtron,20 mijë familje në mjerim

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- FRPD nxjerr nenet statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i PD nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për të zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të FRPD Belin Këlliçi dhe sekretarit të përgjithshëm Grigels Muçollari, FRPD, nxjerr nenet statutore të cilat saktësojnë se Basha si kryetar i PD nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të hapur garën.

LEXO EDHE:  Gara në PD/Komisioni Zgjedhor kushtëzon Bashën e Selamin: Ja deri kur keni afat

LEXO EDHE:  Lobimet ruse federale të Amerikës/ Bashës i ngushtohet  laku



Sipas nenit 1 FRPD është organizatë politike e të rinjve shqiptarë, ndërsa neni 37 pika 6 thotë se kryetari zgjidhet me votim nga anëtarët, sipas parimit një anëtar një votë./CNA.al

LEXO TE PLOTE