Connect with Us

U arrestua për shpërdorim detyre/ Prokuroria ngre të tjera dyshime për ish shefin e Kadastrës në Vlorë

Aktualitet

U arrestua për shpërdorim detyre/ Prokuroria ngre të tjera dyshime për ish shefin e Kadastrës në Vlorë

Publikuar

-

/
#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Ish shefi i Kadastrës në Vlorë Klodian Troci u arrestua pak ditë më parë me akuzën për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sërë dosjesh voluminoze dhe po kryen hetimet, ndërsa ka ngritur dyshime të forta se Troci mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave në fshatrat Dhërmi dhe Himarë.

Sipas institucionit të akuzës, dyshimet janë se ai në bashkëpunim me zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, ka ndërhyrë në dokumente përmes falsifikimit.

Klodian Troci u prangos pak ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra dhe gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhe sekuestrua një shumë prej 60 mijë eurosh. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ish shefi i kadastrës deklaroi se paratë janë të vëllait që bën ndërtime, por prokuroria ka dyshime se ato janë para që rrjedhin nga burime të paligjshme.

LEXO EDHE:  Hetimi për pastrim parash/ Gjykata rrëzon prokurorinë për kolegjin “Turgut Ozal”, s’ka asnjë provë

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi tokash apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Gjika dhe Troci aktualisht ndodhen në burg, Kreshnik Mino po hetohet nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Spiro Duni ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Dhunon ish bashkëshorten/ Vihet në pranga 56 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Sh. R, 56 vjeç pasi ka dhunuar ish bashkëshorten e tij.

50 vjeçarja, E.XH ka qenë e pajisur me urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata.



Shtetasi SH.R akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të shtetasit Sh. R., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases E. Xh., 50 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Gjergj Luca zgjedh në cilin Kuvend të PD do shkojë

Publikuar

-

Nga

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, ka bërë të ditur se do jetë në Kuvendin Kombëtar të PD, në 11 dhjetor.

Nëpërmjet një video, ku ai shfaqet në një varkë peshkimi, me Qemal Beun, “byrazerin” e tij, sikurse e cilëson ai, Gjergj Luca, ironizon situatën politike.

Po ashtu, Luca thotë se prej aty, do jetë direkt në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Këto janë mjetet e fundit që na kanë ardhur nga vëllezërit andej. Me Qemal Beun këtu, me byrazerin tim, jemi në aksion duke zbrit në Indonezi, e kanë filluar dhe ktej çorapllikun, kështu do thoshin mediat.

Ku e ke dorën demokrat? Për datën 11.



LEXO EDHE:  Aksident/ Biçikleta përplaset nga makina, një i plagosur

LEXO EDHE:  U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Prej ktej jemi direkt atje, tek Këshilli Kombëtar.  

O Qemal çoi gishtat, mos qesh me mua”-thotë Luca, në videon e tij.

Presim që videon e lajmin ta shpërndaje dhe Syri, gjithashtu pritet reagimi i ashpër i Lulzim Bashës e Gaz Bardhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dita e themelimit të Forcave të Armatosura/ Meta mesazh urimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 109 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, presidenti Ilir Meta  ka shprehur mirënjohjen e tij për ata që kanë shërbyer me devtoshmëri dhe sakrificë në mbrojtje të Atdheut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta ka inkurajuar Forcat e Armatosura për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.



LEXO EDHE:  Hetimi për pastrim parash/ Gjykata rrëzon prokurorinë për kolegjin “Turgut Ozal”, s’ka asnjë provë

LEXO EDHE:  Flakët shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me ullinj/ Zjarrfikësit në vendngjarje

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!

Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur“, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE