Connect with Us

Transfertë Tendinoze e Trefishtë, ndërhyrje e realizuar nga mjekët ortopedë në spitalin Hygeia

Shëndeti

Transfertë Tendinoze e Trefishtë, ndërhyrje e realizuar nga mjekët ortopedë në spitalin Hygeia

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit, eksperiencës dhe kualifikimit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë dhe teknologjisë së lartë mjekësore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike ku vlen të përmendet edhe trajtimi i suksesshëm i dëmtim,eve post traumatike.

I tillë ishte edhe rasti i pacientit 30 vjeçar i cili paraqitet në spitalin Hygeia pasi si pasojë e një aksidenti të ndodhur 2 vite më parë, kishte pësuar një dëmtim post traumatik të nervit radial të ekstremitetit(krahut) të djathtë. Fill pas aksidentit pacienti jo vetëm mori ndihmën e shpejtë, por në të njëjtat institucione spitalore ju nënshtrua ndërhyrjes për korrigjimin e menjëhershëm të problemit funksional të dorës, ndërhyrje e cila ka rezultuar pa sukses. Për pasojë pacienti humbi funksionin e lëvizshmërisë së dorës deri në imobilizim të saj.

Paraliza e nervit radial shkaktohet si rezultat i dëmtimit të nervit radial, i quajtur ndryshe nervi periferik i cili është përgjegjës për ndjeshmërinë dhe funksionin mobilizues të pjesës së pasme të ekstremiteteve të sipërme me një shtrirje deri në gjatësinë e pëllëmbës së dorës.

Pas konsultës së specializuar me mjekët ortopedë të spitalit Hygeia, pacientit i është rekomanduar ndërhyrja kirurgjikale “Transfertë Tendinoze e Trefishtë” me qëllim rivendosjen e funksionit të dorës nëpërmjet transferimeve tendinoze.
Sigurisht që në një diferencë kohore prej 2 vitesh nga dëmtimi, trajtimi i neuropatisë radiale bëhet akoma më i vështirë, por sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve ortopedë të spitalit Hygeia, Dr. Mirjan Prifti & Dr. Blerta Hamolli, ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme.

LEXO EDHE:  Probleme me Tiroiden/ Ja teknika kirurgjikale më inovatore në Spitalin Hygeia

Tashmë pacienti gëzon shëndet të plotë dhe ka rekuperuar funksionin e lëvizshmërisë së gishtërinjve dhe dorës.

Gjithashtu, në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të mjekëve kirurgë ortopedë, teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, diagnostikohen dhe trajtohen me shumë sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike përfshirë edhe të gjitha llojet e frakturave të cilat realizohen me metodat nga më bashkëkohoret, ato miniinvazive endoksopike, të cilat ofronë garanci më të lartë dhe kohë rekuperimi të shkurtër për pacientin, dhe si të tilla mund të përmendim:

– Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare të 

–  Trajtime të traumave sportive me teknologji te avancuar si psh:

Kirugjia e gjurit :

– trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet), trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit; riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij ose ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair Për kirurgjinë e supit:

– Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Roë (me dy rradhë).

– Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)
Për t’u lidhur me mjekët ortopedë në Spitalin Hygeia, lutemi të kontaktoni në numrin e sekretarisë: 04 23 90 000./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në Infektiv/ Pipero: Moshat e rritura me simptoma të theksuara

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionis Pëllumb Pipero dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Pipero tha se pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë të moshave mbi 60 vjeç.

Sipas tij, persona e kësaj moshë që ende nuk e kanë bërë vaksinën shfaqin simptoma të theksuara të sëmundjes.



“Praktikisht moshat e rritura, mbi 60 vjeç, kush nuk e ka bërë në kohën kur ishte fasha e obliguar është më rezistent për të mos e bërë. Në praktikën e përditshme, pjesa më e madhe e rasteve që vijnë janë të këtyre moshave. Duhet të kemi në konsideratë që COVID-i midis moshave të reja, numri i rasteve që sëmuren është më i vogël dhe më i vështirë të bjerë në sy. Ndërsa moshat e rritura kanë simptoma më të theksuara”, tha Pipero.

LEXO EDHE:  Pacientja e infektuar me Covid-19/ Mbyllet pavioni i Ortopedisë në spitalin e Lezhës

LEXO EDHE:  Probleme me Tiroiden/ Ja teknika kirurgjikale më inovatore në Spitalin Hygeia

Për mjekun Skënder Brataj, shqetësuese është fakti që efikasiteti i testit të shpejtë ka rënë.

“Ka shumë të rinj që thonë jemi me rrufë. Edhe testi i shpejt e ka humb atë efikasin e tij. Kjo është gjëja më e keqe, duke qenë negativ, ti nuk mbrohesh dhe e transmeton lehtësisht. Nga data 10 tetor e deri dje ne kemi bërë vizita të shumta në banesë, por shumica prej tyre janë dërguar në spital. Ai që shkon në spital është forma e mesme e rëndë dhe këta janë ata që kërkojnë ndihmë”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Kemi bërë porosinë

Publikuar

-

Nga

Fabrikë prodhimi për vaksina në Shqipëri/ Manstirliu zbulon se në çfarë hapash është projekti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’ e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

E ftuar në “Real Story” Manastirliu tha se qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.



“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. 

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE