LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca flet për amendamentet e PD/ Po ndjekim zhvillimet e brendshme, kjo është demokracia

21 Tetor 2021, 11:15, Politikë CNA
Soreca flet për amendamentet e PD/ Po ndjekim zhvillimet e brendshme, kjo

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka komentuar tre amendamentet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend.

Gjatë një deklarate të tij për mediat nga qyteti i Korçës, ambasadori Soreca theksoi se këto propozime janë ato që tregojnë se çfarë është në fakt demokracia.

?Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet me ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike? -tha ambasadori.

Nga ana tjetër ai ka pohuar se do të vijojnë të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike, në të mirë të vendit.

?Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit. Ne po ndjekim zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike?, -u shpreh Soreca për mediat./CNA.al

07:28 Politikë

Test Link

Test LinkBrenda kultit global të Al Kapones/ Pse gangsteri i...

Lajmet e fundit nga