Connect with Us

Si po i bie Bashës lista e kandidatëve në Lezhë

Politikë

Si po i bie Bashës lista e kandidatëve në Lezhë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike arriti të siguronte 4 mandate parlamentare në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Megjthatë duket se lista e kësaj force politike është e paqëndreshme, Bashës po i përmbyset lista dhe kjo tashmë është fakt.

Emrat e Mark Markut, Agron Gjekmarkajt, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli, të cilët arritën të siguronin mandatin e deputeti janë zhvendosur, dikush me dorëheqje e dikush prej problemeve me dekriminalizimin.

Fillimisht ishte Mark Marku, i cili u vendos kryetar i komisionit për vettingun e kandidatëve. Bashkë me anëtarët e tjerë, ata deklaruan se ata që do të bënin vettingun, nuk do të kandidonin vetë.

Mirëpo ky ‘ligj’ duket se ra shumë shpejt. Mark Marku, i cili skualifikoi kandidatët e tjerë, vendosi të kandidojë vetë, dhe fitoi mandatin e deputetit me 5321 vota.  Por pasi fitoi dhe erdhi koha për tu futur në paralament, Marku u tërhoq, duke dalë kundër Bashës, dhe hoqi dorë nga mandati.

Megjithatë, kujtojmë se asokohe Basha nuk e pyeti shumë, dhe ata që hoqi Marku, Luli i vuri prap në lista. Basha vuri Gjekmarkaj në dy emrat e parë. E mori nga rruga e dhe pa e votuar në parti, pa asnjë lidhje me PD, pa qenë asnjë ditë, por me idenë që është një person publik dhe do fitonte vota.

Por çfarë ndodhi pas tërheqjes së Mark Markut?

Pasi ai dha dorëheqjen dhe ra nga lista, madatin e mori Elda Hoti, të cilën Basha e kishte vënë të 9 në listë.  Megjthatë edhe emri i saj rrezikon të bie.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS/ Sulm ndaj Bashës dhe Kryemadhit

Sot në KQZ, por edhe në Kuvend  ka mbërritur një denoncim kundrejt deputetes së Lezhës Elda Hoti. Denoncimi ka lidhje me dekriminalizimin. Sipas ankesës së dorëzuar në KQZ, Hoti ka fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.Ndërkohë që ka pasur probleme dhe me ish bashkëshortin, me të cilin pretendohet se është divorcuar, megjithëse flitet se është një divorc formal.

Pra pas rënies se Mark Markut dhe në rast se Elda Hoti ikën, sipas radhës së KQZ , i bie që deputete të hyjë numri 6 sipas listës, Roza Hilaj.

Tani Hilaj pritet të marrë mandatin e deputetit, çka do të thotë se lista e Lulzim Bashës në Qarkun e Lezhës, përmbyset e tëra.

E para për shkak të dorëheqjes së Mark Markut, e dyta për shkak të Elda Hotit e cila del me problematika, dhe e treta, sepse Gjekmarkaj nuk ka shkelur asnjë ditë në Lezhë dhe PD ka ngelur pa përfqësim. Kanë Agron Gjekmarkaj, i cili merret më shumë duke folur televizioneve se sa merret me problemet e njerëzve./CNA.al

U shpall tradhëtare nga Mona dhe u “strehua” tek Luli/ Kush do të zërë vendin e Markut në Kuvend

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Robert Papa zbardh dinamikën: Avioni me afganë që nuk u ul kurrë në Tiranë, ja pse erdhën kongresmenët

Publikuar

-

Nga

Ardhja e kongresmenëve amerikanë në vendin tonë ka qenë në fokus të diskutimit nga gazetari Robert Papa.

Ky i fundit, gjatë një interviste për MCN, u shpreh se diplomatët amerikanë erdhën për të vizituar shtetasit afganë, të cilët janë strehuar në vendin tonë, ndërsa theksoi se senatorja republikane, Joni Ernst, është vetë e dyshuar për korrupsion në fushatë në shtetin Ioëa dhe në këto kushte nuk mund të flasë për dyshimet që çuan në non gratën e Berishës.

Sot diplomacia amerikane po luhet me Tuiter. Atje ata kanë nxjerrë takimet me afganët, jo ato me Ramën dhe në PD. Kur një kongresmen dhe senator udhëton jashtë, Thesari paguan. Që të jetë një delegacion zyrtar, duhet të ketë një eveniment zyrtar. Në këtë rast duket qartë se ata erdhën për afganët.



Senatorja në Ioëa është akuzuar për korrupsion në fushatë. Përsa i përket ndërhyrjes së Kim, është jashtë protokollit. Nuk më erdhi mirë kur senatorja e quajti të korruptuar Berishën”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Basha dështoi edhe njëherë”/ Kulluri: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

LEXO EDHE:  “Basha dështoi edhe njëherë”/ Kulluri: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Papa zbardhi edhe dinamikën e kthimin mbrapsht të një avioni me afganë, i cili ishte parashikuar të ulej në Tiranë.

Gazetari Glenn Beck mblodhi për 2 ditë 30 milionë dollarë për t’i çuar afganët në vende të ndryshme. Ai thotë se një avion po bëhej gati të ulej në Tiranë, por DASH vendosi të mos ulej. Pra zonja Kim bënte rolin e stjuardesës. Beck akuzon se Departamenti i ka duart me gjak sepse ishin njerëzit e tij ata që u vranë. DASH donte që të evakuoheshin njerëzit e preferuar të Soros. Kjo ambasadore që ka përplasje me fondacione të ndryshme, e përdori këtë rast. Pra, edhe delegacionin”, tha Papa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Kuvendin Kombëtar/ Elezi: Basha është e shkuara e PD, politikan i dobët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, ashtu siç lajmëroi një ditë më parë nga Pogradeci, pritet që të dorëzojë 400 firmat e mbledhura nga demokratët për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Lidhur me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ish-kryetar i PD në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se megjithë zhvillimet, Kuvendi Kombëtar do të mblidhet si shenjë rikthimi të demokracisë në këtë parti.

Së pari mbledhja e një kuvendi pavarësisht pozitës jo të fortë të Berishës në këto momente në aspektin amerikan, dhe fakti qe Berisha e mori këtë iniciativë në këtë konflikt, nuk e sfumojnë Kuvendin, sepse dëshira e të gjithëve është rikthimi i demokracisë dhe vlerat bazike të cilat megjithatë nuk respektohen në asnjë parti. Kuvendi ka të bëj me risinë që ti jap një mësim të mirë klasës politike që në momentin që e marrin partinë politike në dorë fillojnë e sillen në çdo mënyrë. Kjo tregon se sado dhe sido të shkelet demokracia, ka forma të tjera për ti rikthyer ato vlera”, tha Elezi.



Lidhur me faktin nëse përmes kësaj do të arrij të jetë Berisha e shkuara ose jo e partisë, Ibseni beson se për shkak të performancës së tij të tanishme politike, Basha së shpejti, do të jetë e shkuara e PD-së.

LEXO EDHE:  Nebil Çika letër të hapur Berishës dhe Bashës/ Heshtja ju bën bashkëpunëtorë në krim!

LEXO EDHE:  Nebil Çika letër të hapur Berishës dhe Bashës/ Heshtja ju bën bashkëpunëtorë në krim!

Fakti se Berisha do të kandidoj, besoj se zgjidhet kryetar, por për shkak të situatës besoj se Berisha do të duhej të zgjidhte një rol tjetër. Ai mori një iniciativë që ne e kemi ndërmarrë por nuk e kemi realizuar dot. Kur shumica është e evidentuar, është themeli i demokracisë, e pavarësisht asaj çka mendojmë ne, ku është një rregull të cilin duhet ta pranojmë me dëshirë ose dhimbje, në rastin konkret, Basha duhet ta pranoj që vullneti i shumicës është për largimin e tij nga kryetari i PD-së.

Në fakt Basha është e shkuara e PD, Berisha ka qene, por Basha po bëhet e shkuara e PD-se, ai ishte personazh politik shumë i dobët, për të mos thënë i kompromentuar, dhe në këto momente ky performim kaq shumë vjeçar i dobët, po bën që Berisha të mos jetë më e kaluara e PD, por e ardhmja e PD, Kjo nuk do të ndodhte, po të mos kishte Bashën, si një personazh kaq të dobët politikisht”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një vit nga Samiti Sofias/ Majlinda Bregu përkujton marrëveshjen mes vendeve

Publikuar

-

Nga

Sot një vit më parë, vendet e Ballkanit Perendimor, që nuk janë pjesë e Bashkimit Eropin ranë ndakort që të fuqizojnë lidhjen mes tyre në Samitin e Sofias që u mbajt në kuadër të procesit të Berlinit.

Liderët e shteteve u zotuan që të ndërtojnë një treg të përbashkët rajonal dhe po ashtu të miratojnë politikat e mjedisit.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale marrëveshjen mes vendeve pjesëmarrëse.



“Rajoni ynë qëndron midis një shkëmbi dhe një deti të thellë blu. Por, askush nuk do të na japi një masterplan për të na ndihmuar që të bashkëpunojmë për atë cka është në interesin tonë.

LEXO EDHE:  Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren shqiptare

LEXO EDHE:  Nebil Çika letër të hapur Berishës dhe Bashës/ Heshtja ju bën bashkëpunëtorë në krim!

CRM është një plan që do të evoluojë gradualisht me kalimin e kohës, duke iu përshtatur sfidave, por me shpresë se do të vazhdojë të ndjeki qëllimin e tij fillestar: një rajon në integrim më të ngushtë është një rajon më i mire”, shkruan ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE