Connect with Us

Shqipëria “dhëndër” në tentativë për në BE/ Rama flet për integrimin dhe Ballkanin e Hapur

Politikë

Shqipëria “dhëndër” në tentativë për në BE/ Rama flet për integrimin dhe Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

/
#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri Edi Ramaka parë pjesë në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, nga ku foli për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe Ballkanin e Hapur.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria është “dhëndër” në tentativë për në BE, ndërsa shtoi se procesi i integrimit është proces transferimi dijesh, për të pasur një vëmendje në funksion të kritikës për mënyrën si ecin gjërat.

Dëshiroj ta them, që për ne kjo ka qenë një periudhë në një farë mënyrë maturimi dhe kuptimi më i drejtë dhe më i plotë i këtij procesi dhe i vetë natyrës kontradiktore dhe të paparashikueshme të procesit. Është e qartë me këtë shpërthimin e papritur së fundmi të problemit të Bullgarisë. Ky është një proces ku nuk duhet ta humbim fokusin nga fakti që jemi në këtë proces jo se na e kanë imponuar të tjerët, por që e ka zgjedhur populli vetë për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes së bashkuar europiane.

Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se kemi bërë. Të bëjmë më shumë se bëmë dje, pavarësisht se çfarë vendimesh merren në Bruksel, apo stër-stër kushtesh shfaqen deri në Bullgari. Këto janë të ndara me njëra tjetrën. Kjo është zgjedhja jonë dhe detyrimi ynë. Ky është borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. Pavarësisht se çfarë statusi kemi. Nëse quhemi kandidat. Nuk e di si quhemi tani sepse u bë disa vite që jemi kandidat. Dhëndër në tentativë të familje europiane. Këto momente që na japin status të ndryshëm në këtë proces nuk varen nga ne por nga ajo që vendoset nga 27 vende.

Është një vendimmarrje që asnjëherë nuk mund të parashikohet deri në fund. Kujt i shkonte mendja që do dilte Bullgaria. Ne kishim bindjen që Holanda do çlirohej nga stresi në raport me uljen në tavolinë me Shqipërinë, shkon del Bullgaria. Askush nuk mund ta parashikojë se nuk do dalë një tjetër. Bullgaria deri para ca kohësh ishte 100 % dakord. Do bëjmë maksimumin për të përfituar. Procesi i integrimit është proces transferimi dijesh, për të pasur një vëmendje në funksion të kritikës për mënyrën si ecin gjërat. Dëgjova lidhur me Ballkanin e Hapur.

Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja., Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE. por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE