Connect with Us

“Shkundet” policia, brenda 24 orëve/ 15 oficerë të arrestuar, 6 të pezulluar dhe 1 në kërkim

Aktualitet

“Shkundet” policia, brenda 24 orëve/ 15 oficerë të arrestuar, 6 të pezulluar dhe 1 në kërkim

Publikuar

-

Emërimi i Gledis Nanos dhe dorëheqja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu në krye të kësaj structure, është pasuar me një sërë arrestimesh në radhët e Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për hetime të nisura më herët, por që u finalizuan pas ardhjes në detyrë të Nanos.

Nga Tirana në Korçë, Lezhë dhe Pukë, “furtuna” e arrestimeve ka shkundur Drejtoritë e Policive.

Brenda një harku kohor prej 24 orësh, operacionet policore kanë vënë në pranga 15 efektivë dhe kanë çuar në pezullim detyre për 6 të tjerë, në disa qytete të vendit si dhe është shpallur në kërkim një efektiv i Drejtoris së Policisë së Lezhës.

Mbrëmjen e djeshme, nga një operacion hetimor i SHÇBA, janë vërë në pranga 5 efektivë policie, të akuzuar për “Shpërdorim detyre “ dhe favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan  Zamir Mehaj, 48 vjeç, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç, Petrit Florini, 49 vjeç si edhe N/Komisar Kastriot Bicukaj, 29 vjeç.

Një tjetër operacion që bëri bujë ishte ai i arrestimit të 10 oficerëve të policisë në kryeqytet, të akuzuar për Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Hetimi për ta u krye nga SHBÇA dhe Prokuroria e Posaçme, SPAK.

LEXO EDHE:  Policët amerikanë gjunjëzohen për t'u solidarizuar me protestuesit

Jo pak zhurmë bëri edhe operacioni i finalizuar në Korçë, i cili çoi në pezullimin nga detyra të 6 efektivëve, mes tyre edhe shefi i komisariatit,  Krenar Gjokutaj si dhe shefi i qarkullimit , Kelmend Pikuli.

Pas disa përgjimeve të dala në dritë, për policët e pezulluar rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për mosmarrje të masave administrative, në kuadër të konstatimit të shkeljeve nga ana e tyre.

Dje, në një deklaratë të tij me drejtuesit e rinj të Policisë, Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Poicisë, tha se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo bëhet palë me krimin.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”, theksoi më herët Nano./CNA.al

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi i komisariatit dhe ai i qarkullimit

Operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar

Droga në duar të policëve trafikantë/ SPAK zbardh detaje nga operacioni anti-kanabis

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Policët amerikanë gjunjëzohen për t'u solidarizuar me protestuesit

LEXO EDHE:  Parandalohet nje ngjarje e rende kriminale ne Tirane

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe Covid 19/ Qeveria kineze alarmon qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të grumbullojnë furnizime me ushqime thelbësore në rast urgjence.

Nga Ministria e Tregtisë nuk është dhënë asnjë arsye por mendohet se gjithë kjo situatë vjen për shkak të mbylljeve të herë pas hershme nga Coronavirusi apo shqetësimeve për perimet, pasi shiu ka dëmtuar të korrat.

Ministria ka kërkuar nga autoritetet lokale që furnizimi zinxhir të funskionojë pa probleme dhe çmimet të jenë të qëndrueshme.

Mediat u përpoqën të shuanin shqetësimet pasi raportimit pasi njerëzit mes panikut kanë vërshuar menjëhreë në supermarkete për të bërë blerjet.

Sapo doli ky lajm, të gjithë të moshuarit në panik vrapuan drejt supermarketeve për të bërë blerje”, shkruan një përdorues në faqen e mediave sociale kineze Ëeibo.

Economic Daily, një gazetë e mbështetur nga Partia Komuniste Kineze, u bëri thirrje lexuesve të saj të mos alarmoheshin, duke thënë se këshillat e qeverisë kishin për qëllim të siguroheshin që familjet të ishin të përgatitura nëse shpallej një bllokim në zonën e tyre.

LEXO EDHE:  Ndodh vetëm në Abu Dabi/Vetura për Policinë, secila me çmim prej 3.4 milionë USD

LEXO EDHE:  Policët amerikanë gjunjëzohen për t'u solidarizuar me protestuesit



Gazeta People shkruan se këto njfotime nuk janë të papritura apo të pazakonta duke marrë parasysh rritjen e çmimee të perimeve po ashtu edhe rasteve të fundit me Covid 19.

Çmimet e ushqimeve zakonisht rriten në këtë periudhë në Kinë, por çmimi I permive është rritur për shkak të kushteve të motit ekstrem.

Ndërkohë vendi po vazhdon të përdorë masa strikte për bllokimin, për të menaxhuar Covid 19.

Kina shpreson të zerojë inenfektimet para mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore që startojnë në muajin Shkurt.

Të hënën, në Kinë u raportuan 92 raste të reja me Covid 19, ndërsa  Shanghai Disneyland yll për dy ditë pasi një vizitor rezultoi pozitive me Covid./ CNA.al

Marrë nga BBC

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Policia hidhet në sulm/ Çfarë u zbulua në Vlorë

LEXO EDHE:  Zbardhen nëntë grabitje/ Policia e Tiranës prangos dy “skifterët” laçianë, në kërkim dy të tjerë



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE