Connect with Us

“Shkrihet” SHÇBA/ Çuçi prezanton agjencinë e re hetimore

Aktualitet

“Shkrihet” SHÇBA/ Çuçi prezanton agjencinë e re hetimore

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi prezantoi projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit.

Ai theksoi se kjo strukturë, tanimë do të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.

Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie”, deklaroi ministri.

LEXO EDHE:  Tritol lokalit në Lezhë/ Vetëm dëme materiale

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi që në seancën e radhës të jetë jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Do të doja ministri të jetë edhe në seancën e radhës dhe gjithashtu përveç tij të jetë prezent edhe drejtorit i Përgjithshëm i Policisë sepse ky ligj ka dy aktorë kryesore atë ekzekutive dhe të drejtën i kontrolluari të shprehë brenda parlamentit të gjitha sensibilitetet lidhur me këtë projektligj”, deklaroi  Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Drejtoria detare paralajmëron përkeqësim të motit/ Të merren masat e nevojshme

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit, ndërsa u këkron të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa.

Sipas njoftimit bëhet me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!



Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m🌊.

LEXO EDHE:  U kap me 103 kg drogë në gusht 2014-tës, arrestohet Alfred Balloku

LEXO EDHE:  Tritol lokalit në Lezhë/ Vetëm dëme materiale

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bashkia Shkodër përsërit çudinë e saj!/ Voltana Ademi ‘ngujon’ punonjësit, u mbyll derën me zinxhirë

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.

Pasi u mbylli derën me zinxhirë  atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.

Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.

Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kycur me zinxhirë.

LEXO EDHE:  Gazetari Artan Hoxha sjell fakte/ Akuza të rënda policisë së Elbasanit

LEXO EDHE:  Krimi horror/ 59-vjeçari i ekzekutoi motrat në prani të dy fëmijëve të mitur



Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyccur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00!

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…Mbase është “strategji” e mësuar nga Kryetari i saj Lulzim Basha!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Metën dhe opozitën/ “30 qershori ka qenë legjitim”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i ishte drejtuar Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Në njoftimin e saj kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

LEXO EDHE:  Krimi horror/ 59-vjeçari i ekzekutoi motrat në prani të dy fëmijëve të mitur

LEXO EDHE:  Plagosën 33 vjeçarin/ Arrestohen autorët



Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE