LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roma bëhet gaz i botës në Norvegji, Mourinho me valixhe në duar

21 Tetor 2021, 19:21, Sport CNA
Roma bëhet gaz i botës në Norvegji, Mourinho me valixhe në

E pamundur për tu besuar është ajo që ka ndodhur mbëmjen e sotme në Norvegji. Roma shihej si ti kishte 3 pikët e sigurta, por në fushë ka ndodhur e pabesueshmja. Verdhekuqtë janë poshtëruar me rezultatin 6-1. Bëhet fjalë për Bodo/Glimt-in, që nuk ka treguar kurrfarë mëshire për skuadrën e Murinjos.

Norvegjezët e kanë nisur festivalin e golave që në minutën e 8 dhe nuk janë ndalur deri sa kanë shënuar golin e 6 në të 80-n. Fjalët e teknikut portugez pas humbjes me Juven i kanë bërë keq Kumbullës, i cili nuk ka bërë një paraqitje pozitive mbrëmjen e sotme, duke mbajtur një peshë faji në dy gola të pësuar.

Megjithatë, përgjegjësia kryesore bie mbi Mourinhon, i cili pas kësaj humbje duket me valixhe në duar, pasi drejtuesit e Romës vështirë se mund ta kapërdijnë këtë zhgënjim.

Lajmet e fundit nga