Connect with Us

Prokurorja që mban kostot e bashkëshortit të dënuar për korrupsion/ Pas 3 vitesh hetime, përballet me Vettingun

Vetingu

Prokurorja që mban kostot e bashkëshortit të dënuar për korrupsion/ Pas 3 vitesh hetime, përballet me Vettingun

Publikuar

-

cna lajme vetting

Prokurorja e Kurbinit  Ajola Prençi, do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të Vettingut.

Trupa gjyqësore që do të shyqrtojë Prençin është e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Prokurorja Prençi po hetohet nga Vettingu që nga viti 2019.

Pas tre vitesh hetimesh, duket se KPK, ka tashmë dhe rezultatet të cilat do t’i paraqesë në seanën dëgjimore nesër.

Kostoja që prokurorja ka nga bashkëshorti

Ajola Prençi e ka ushtruar detyrën e prokurores ndërmjet Shkodrës, Matit dhe Kurbinit.

Emri i saj është lakuar për arsye të hetimit dhe dënimit të bashkëshortit të saj prokuror, disa vite më parë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me 2 vite burg ish-drejtuesin e Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Pukë, Pëllumb Preçi, që është bashkëshorti i prokurores Ajola Ymeri.

LEXO EDHE:  "Peshku i madh" 1 milion dollarë/ Petrit Fusha i shpëtoi burgut?

Preçi u dënua për “Korrupsioni pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” për të ashtuquajturin “Skandali i Pukës” duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Çështja e bashkëshortit i ka kushtuar prokurores Ymeri në punën e saj.

Gjatë hetimit për dy mjekët B.L dhe V.M, të cilët mjekuan ilegalisht atentatorin e Laçit, Eduart Lamajn, avokatët e tyre, kanë kërkuar përjashtimin e prokurores, pikërisht për shkak të bashkëshortit të saj të dënuar për korrupsion.

Në një kohë që prokurorja Ymeri, mban pasojat e dënimit të bashkëshortit, ky i fundit sipas të dhënave të pasurisë së ILDKPKI-së, ka nisur punën si avokat.

Referuar deklaratave të  pasurisë, prokurorja Ymeri thotë se posedon një shtëpi banimi 75 m2,  me vlerë 2 450 000 lekë dhe në vitin 2013 ka blerë blerë banesë 92.4 m2 me vlerë 8 491 560 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.

LEXO EDHE:  KLGJ me paga mbi 400.000 lek në muaj/ ‘Nuk na mjaftojnë që të bëjmë punën e KPK’

LEXO EDHE:  Nuk arriti të merrte drejtimin e Gjykatës/ Pasuria e gjyqtares që paditi KLD



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



LEXO EDHE:  Ditë e zezë për Donika Prelën/ Nga përballja me dy prokurorët “rebelë”, tek pasuria e dyshimtë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bashkëshorti i ndërpret karrierën prokurores

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Trupa e KPK –së e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi e kanë justifikuar vendimin e shkarkimit, duke e lidhur me bashkëshortin e prokurores.



Bashkëshorti i Prençi i cili është dënuar më herët  me 2 vite burg, për korrupsion.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak I është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores./CNA.al

LEXO TE PLOTE