Connect with Us

Prokurori kërkon dënimin më burg, ja si ia hedh Benzema

La Liga

Prokurori kërkon dënimin më burg, ja si ia hedh Benzema

Publikuar

-

Vijon gjykimi i çështjes “Valbuena”, që nisi të mërkurën, në fund të të cilit do të merret vendimi për Karim Benzemanë, që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë ka shantazhuar ish-shokun e skuadrës në përfaqësuesen franceze se do t’i publikoheshin videot intime.

Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë për Benzemanë. Në Francë, ky lloj dënimi bëhet efektiv nëse të akuzuarit dënohen përsëri, kështu që sipas prokurorisë, sulmuesi i Realit të Madridit do të lirohej.

I konsideruar si organizatori i çështjes, prokurori kërkon 4 vjet burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Zouaoui dhe 18 muaj burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Axel Angot, i cili është autori i vjedhjes së videos nga telefoni i prishur i Valbuenas. Prokurori kërkon që shoku “besnik” i Karim Benzemasë, Karim Zenati, të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 5 000 eurosh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Xavi nuk ndalet me rikthimet, gati të marrë në “Camp Nou” edhe Tiago Alcantarën

Publikuar

-

Nga

Pas rikthimit të Dani Alvesh, Barcelona dhe Çavi po synojnë të rikthejnë Tiago Alkantaran në Kamp Nou. Tiago aktualisht është pjesë e Liverpulit që prej sezonit të kaluar, ku u transferua nga skuadra e Bajern Mynih, por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar për të në Anfield dhe ai nuk është bërë i domosdoshëm për skuadrën e Jurgen Klop.

Çavi e sheh spanjollin si një vlerë të shtuar, pavarësisht forcës që Barcelona ka tashmë në mesfushë me lojtarë si Serxhio Buskets, Frenki de Jong, Niko, Gavi dhe Pedri. Megjithatë, nuk do të ishte një operacion i thjeshtë për Barcelonën. Tiago ka një kontratë me Liverpulin dhe për asnjë moment redsat nuk do ta lejonin të largohej falas.



Tiago është produkt i akademisë “La Masia” para se të largohej nga Barcelona në verën e 2013, duke u bashkuar me Pep Guardiolën te Bajern. Spanjolli sapo kishte fituar Kampionatin Evropian U21 me Spanjën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë në turne. Tiago fitoi shtatë tituj të Bundesligës me Bajernin, dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm për bavarezët në sukseset e tyre.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona, dalin përgjigjet për Aguerro, futbollisti “var këpucët në gozhdë”

Publikuar

-

Nga

Kun Aguerro është në dilemë të madhe për të lënë futbollin. Argjentinasi pak ditë më parë pasoi një gjendje të frikshme në fushë, duke mos u mbushur dot me frymë. Stafi mjekësor e zëvendësoi për sfidën me Alaves, ndërsa pas testeve u mësua se ai vuante nga aritmia në zemër.

Një gjë e tillë do e mbajë jashtë fushave sulmuesin për tre muaj. Në Spanjë, Catalunya Sport bën me dije se në raportet e reja mjeksëore për sulmuesin thuhet se nuk duhet të zhvillojë më aktivitet të dendur.



Një gjë e tillë vë në rrezik karrierën e Aguerro, që është pesimist për të luajtur ose jo futboll. Monitorimi për gjendjen e tij vijon, ndërsa problemet me zemrën mund të detyrojnë 33 vjeçarin që pas disa muajve te Barça të “var këpucët në gozhdë”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E pëlqen Xavi/ Barcelona gati të rikthejë një mesfushor që në janar

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic ëndërron të rikthehet te Barcelona. Mesfushori boshnjak i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Besiktas në Turqi u largua nga blaugranat gjatë verës për faktin se trajneri Ronald Koeman as që e merrte në konsideratë, megjithatë me uljen e Xavi Hernandez në stol gjërat mund të ndryshojnë për mirë për Pjanic në aspektin individual.



Sipas raportimeve që vinë nga mediat turke, Pjanic mund të rikthehet te Barça që në janar për të provuar një shans të dytë këtë herë me Xavi Hernandez, pasi tashmë edhe për vetë tifozët e Barcelonës, Ronald Koeman është një kujtim i largët.

LEXO TE PLOTE