Connect with Us

Pezullimi i policëve në Korçë/ Zbardhet dosja, si u kap Krenar Gjokutaj

Aktualitet

Pezullimi i policëve në Korçë/ Zbardhet dosja, si u kap Krenar Gjokutaj

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Mbrëmjen e djeshme u pezulluan nga detyra 6 punonjës të policisë në Korçë, mes tyre edhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli dhe shefi komisariatit Krenar Gjokutaj.

Ky i fundit është një emër i njohur për bëmat dhe gjëmat e tij në krye të komisariatit e Korçës.

Gjokutaj dhe efektivët e tjerë të policisë ishin nën përgjim për gati dy muaj dhe në grackën e tyre ranë edhe disa efektivë në Tiranë.

Por si u zbulua korrupsioni i Kranar Gjokutajt dhe efektivëve të tjerë?

Një rast i shkeljes së detyrës, është ku efektivi Petro Fraholli së bashku me Genc Hysin dhe Çlirim Akrobati, kishin ndaluar një makinë ku në timon ishte Avni Dushku i cili ishte pa patentë, ndërsa si pasagjer në makinë ishte edhe Ariel Dervishi.

Ky i fundit me lidhjet e tij që kishte me shefin e Komisariatit Krenar Gjokutajn kishte mundur të merrte mbrapsht dokumentet e makinës. Një bashkëbisedues e ka pyetur atë nëse e ka ndihmuar ndonjë politikan për të kaluar postbllokun e policisë që ishte vendosur për respektimin e orës policore.

Por Arjel Dervishi i përgjigjet duke e sqaruar se nuk është ndihmuar nga asnjë politikan, por nga Shefi i Komisariatit të Policisë së Korçës, Krenar Gjokutaj.

LEXO EDHE:  Shkon në pesë numri i të shëruarve në Korçë/ 77-vjeçari lë spitalin

Për të sqaruar këtë, Gjykata ka lejuar përgjimin e telefonit të Krenar Gjokutajt.  Ndërkohë nga përgjimet theksohet se Krenar Gjokutaj kishte episode të shpeshta që e merrte në celularë efektivin Petro Fraholli duke i kërkuar që të lejojë pa gjobë automjetet.

Më datë 12 gusht, Krenar Gjokutaj telefonon efektivin e policisë Petro Fraholli ku i kërkon që t’i kthehen dokumentet e makinës që i përkisnin Deivid Pronjarit. Ky person ka biseduar me Krenar Gjokutajn duke i kërkuar ta ndihmonte për të rimarrë dokumentet  pasi i ishin bllokuar nga një postbllok që e kishte ndaluar jashtë orës policore.

Një rast i ngjashëm është ku Gjokutaj merr në telefon Frahollin dhe i kërkon që të mos gjobis një makinë tip ‘Range Rover’. Një episod tjetër është rasti ku do gjobitej një person me emrin Andrea i cili lëvizte me një furgon, por Krenar Gjokutaj e merre sërish Frahollin në celularë duke i thënë se kjo është e disata herë që ja bën kështu ne lidhje me gjobat.

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi i komisariatit dhe ai i qarkullimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Bashkia Shkodër përsërit çudinë e saj!/ Voltana Ademi ‘ngujon’ punonjësit, u mbyll derën me zinxhirë

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.

Pasi u mbylli derën me zinxhirë  atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.

Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.

Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kycur me zinxhirë.

LEXO EDHE:  Falsifikoi dokumentat/ Arrestohet në flagrancë shoferi 35 vjeçar

LEXO EDHE:  Arrestohet autori i vrasjes se sotme ne Vlore



Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyccur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00!

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…Mbase është “strategji” e mësuar nga Kryetari i saj Lulzim Basha!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Metën dhe opozitën/ “30 qershori ka qenë legjitim”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i ishte drejtuar Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Në njoftimin e saj kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

LEXO EDHE:  Atenat ndaj dy policëve në Elbasan/ Artan Hoxha jep alarmin: Janë zhdukur pamjet

LEXO EDHE:  Shkon në pesë numri i të shëruarve në Korçë/ 77-vjeçari lë spitalin



Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton platformën e bashkëqeverisjes/ Kalon edhe akti normativ për vaksinën Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bashkëqeverisjen.

42 deputetët votuan kundër, ndërsa ky projektligj u bë shkak për jo pak debate në seancën e sotme parlamentare.



Po ashtu është miratuar me 112 vota pro edhe akti normativ për vaksinat Pfizer.

LEXO TE PLOTE