Connect with Us

PD dorëzon propozimet për ndryshimet kushtetuese/ Ja firmëtarët

Politikë

PD dorëzon propozimet për ndryshimet kushtetuese/ Ja firmëtarët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente për ndryshimet Kushtetuese.

Konkretisht amendamentet e PD-së për Ndryshimet Kushtetuese janë fokusuar  për reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve.

CNA.al. ka siguruar dhe listën e firmëtarëve, ku mes emrave të Bashës dhe Gazmend Bardhit janë edhe ai i Luan Bacit, Enkelejd Alibejat, Tritan Shehu, Helidon Bushati, Belind Këllici, Alfred Rushaj,Oriola Pampuri etj.

LEXO EDHE:  Yuri Kim “shkund” politikën/ Mesazhe të forta PD dhe PS

Sipas Bashës, këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Ndërkohë që nga ana tjetër Rama është shprehur i gatshëm për të dëgjuar propozimet e PD, por ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e negocimit nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë me PD./CNA.al


 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“FRPD nuk e merr dot”/ Demokratët “kryqëzojnë” Bashën: Je një tradhtar, në 11 dhjetor do ikësh edhe ti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas sulmit nga Lulzim Basha, i cili sot me një vendim përsonal ka shpërndarë forumet drejtuese të FRPD, qytetarë të shumtë kanë “kryqëzuar” kryedemokratin në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të PD, ku edhe është shpërndarë njoftimi për zgjedhjen e kryetarit të të rinjve, qytetarët i kanë vënë në dukje Bashës se ata nuk i merr dot peng. Po ashtu, i kanë sjellë në kujtesë Bashës se FRPD është e angazhuar për të mbështetur Foltoren e Sali Berishës dhe sipas tyre, Kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë fundi i kryeopozitarit.

LEXO EDHE:  Ristani leksion Bashës/ Si do kishte vepruar në vend të tij me Berishën

LEXO EDHE:  “Policia nuk mbron çadrat partiake”/ Reagon PD



Por edhe bashkëqeverisja me Ramën ka qenë pjesë e kritikave dhe sulmeve që i kanë drejtuar Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“8 vite nga disfata në disfatë”/ Berisha: ‘Kryetari pa parti’ vetëm fiku shpresa

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik, Sali Berisha nga “Foltorja” në Lushnje bëri një pararelizëm mes Shqipërisë para 8 vitesh dhe Shqipërisë sot, ku sipas tij vendi ka qëndruar në vendnumëro dhe prapakthehu.

Ai shtoi se për shkak të keqqeverisjes, Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion dhe se për këtë arsye u mbyllën edhe dyert e Evropës ndaj nesh.

“Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. E vërteta ajo është dhe Shqipëria ne nap ret ta nxjerrim nga gropa. Ne ecëm drejt NATO, BE, me heqjen e vizave. Një arritje tjetër, kaluam nga vendi me të ardhura të ulëta, në vendin me të ardhura të mesme. Largimi nga vendi u zvogëlua në mënyrë dramatike. Popullata në Shqipëri filloi të rritej. 

Mijëra shqiptarë kanë ikur nga vendi. Politika antishqiptare të spastrimit etnik. Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion. Këto bënë që dyert e Evropës të mbyllen për ne. 8 vite vendnumëro dhe prapakthehu. Në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, e çoi drejt Beogradit. E ktheu vendin në një vassal të Beogradit. 

Procesin e Berlinit nga Merkel e zëvendësoi me nismën e Beogradit, fillimisht e quajti mini-shengen, por këtë ia ndëloi Evropa dhe i vuri emrin e George Soros, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama”, shprehu Berisha.

Më tej ai nuk nguroi as të ironizojë kreun e PD, Basha, të cilin e cilësoi “kryetar pa parti, që në 8 vite nuk ndezi as edhe një fije shprese”.

LEXO EDHE:  “Jemi të dënuar të bashkëjetojmë”/ Rama ftesë publike drejtuesve të opozitës

LEXO EDHE:  Malltezi kritikon ashpër Bashën/ Mos mbyll sytë për gabimet



Në të gjithë këtë përpjekje, opozita shqiptare ishte e paqenë. Ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto 8 vite. Dështoi total!

Ju tregoj rastin e një letre të hapur që i shkruante kryetarit pa parti një zonjë e nderuar.

Këto 8 vite ti nuk ndeze asnjë shpresë, por shove shumë shpresa. Më duhet të të them se si njeri I fikur që je, nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote.

Ish-kryetari apo kryetari pa parti, eci 8 vite nga disfata në disfatë. Kryetari pa parti e shndërroi këtë parti në shoqatë. Deklaroi me 26 prill masakrën elektorale. Ajo ishte e vërtetë, nuk e mohoj. Edi Rama nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet sepse s’mund të quhet kurrë fitore kur përdor sistemin e patronazhistëve, i vendosur pas sistemit skllavo-pronar.

S’mund të quhen zgjedhje të fituara apo fitore kur përdor të gjithë shtetin e buxhetin për të blerë votën”, theksoi Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha thirrje demokratëve/ “T’i përvishemi narkoshtetit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve për tu bashkuar, për të ringritur PD dhe t’i përvishen narkoshtetit për ta rrëzuar atë sa më parë.

Gjithashtu është shprehur se Lulzim Basha nuk mund të takojë demokratët sepse ka frikë dhe është një peng i Edi Ramës, që po mundohet të shndërrojë PD në partinë e narkoshtetit.



Të bashkohemi, të ndërtojmë PD në lartësinë e duhur, për t’iu përveshur narkoshtetit, për ta rrëzuar.

Basha vrapon si tinëzar pas karriges së tij se pati frikë mos i merrnin karrigen. Iu tradhtoi ju, mundin tuaj, PD, sot në vend të masakrës zgjedhore ka marrëveshjen për të shndërruar PD, në partinë e narkoshtetit. Nuk vjen dot trek ju, ka frikë nga ju. Ai është një peng i Edi Ramës”, ka thënë Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE