Connect with Us

Ndërprerje energjie dy ditët e ardhshme në Tiranë/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Aktualitet

Ndërprerje energjie dy ditët e ardhshme në Tiranë/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

/
cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se dy ditët e ardhëshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 22-23 tetor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 22-23 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat që preken nga ky investim:

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash në Tiranë/ Dyshohet për të plagosur

22 tetor

09:30-13:30

Pjesërisht: Ferraj, Brarë, Tujan, Tufinë

09:00-15:00

Pjesërisht: Kashar Kodër Haskolie, Kus, rruga “Teki Selenica”, rruga “Myslym Keta”

10:00-15:30

Pjesërisht: Baldushk, Mustafa koc, Fushas, Vrap, Parret, Daias, Gurrë e vogel , Gurrë

23 tetor

13:00-17:00

Pjesërisht: Zona e rrugës dytësore nga mbikalimi Rinas deri tek Dogana e Tiranës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Organizatori i Foltores rendit dështimet e Ramës/ “Bashkëfajtori e ka emrin Lulzim Basha”

Publikuar

-

Nga

Një nga organizatorët e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në Neë Jersey, sipërmarrësi Zekri Picari renditi dështimet e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa akuzoi edhe Lulzim Bashën se është bashkëpunëtor që Shqipëria sot është delja e zezë e Europës dhe Botës.

Mbi 500 mijë shqiptarë, tha ai, janë larguar nga vendi për shkak të pasigurisë, papunësisë dhe politikave shtrënguese ekonomike.

Ronald Regan dikur ka thënë: “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg shuarjes, nuk është e mundur që t’ia kalojmë fëmijëve tanë gjenetikisht, për lirinë duhet luftuar, ajo duhet mbrojtur dhe më vonë kaluar brezave të ardhshme që ata të bëjnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre”. Këto fjalë të mençura, të qëndrueshme dhe largpamëse prej një prej presidentëve më të sukseshëm të Amerikës, duhet të na shërbejnë sot për shumë arsye. Në radhë të parë largpamësia e tij është pasqyrë dhe tregues se SHBA është një tokë e bekuar, që na jep ne hapësira pafund për të qenë të lirë, për të marrë frymë, për të qenë të suksesshëm dhe të begatë. 

SHBA ka kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës dhe për hyrjen në NATO. SHBA ka qenë, është dhe do të jetë busulla jonë orientuese. Për fat të keq modeli i Edi Ramës nuk i është afruar aspak dhe nuk i ngjan standardeve të SHBA. Dështimet e qeverisë së Edi Ramës në 8 vitet e fundit janë pafund, por vlen për t’u përmendur diosa prej tyre. Reforma Territoriale që i dha të gjithë avantazhin qeverisë në pushtet në duart e oligarkëve. Taksa e ndershme që nuk ishte aspak e ndershme. Shëndetësia falas që ka shtuar kosto në xhepin e shqiptarëve. Kanabizimi i Shqipërisë që e ktheu vendin në dele të zezë të Europës dhe Botës.



LEXO EDHE:  Studiuesit ngrenë alarmin: 1 në 10 fëmijë në Tiranë konsumon vetëm një vakt ushqim

LEXO EDHE:  Kërcënon me armë zjarri një shtetas/ Arrestohet 29-vjeçari

Korrupsioni galopant që ka ngritur borxhin publik jo vetëm për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor duke i dhënë partisë në pushtet edhe më shumë fuqi. Dhunimi dhe manipunimi i zgjedhjeve i lidhur ngushtë nga kriminelë dhe banditë. Politika shtrënguese ekonomike që kanë detyruar popullin shqiptarë të marrin rrugët e botës. Kjo e fundit është tregues i qartë që flet qartë për atë efekt negativ që kanë sjellë politikat e Edi Ramës. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë ikur në perëndim dhe SHBA. Ne ikëm sepse shteti shqiptar kurrë nuk i vlerësoi përpjekjet tona. Ikëm se nuk kishim siguri. Ikëm për kafshatën e gojës. Ikëm për t’i shpëtuar krimit dhe pasigurisë. Ikëm për të fituar lirinë. Kjo politikë e tillë sigurisht që ka një bashkëfajtor, ai e ka emrin Lulzim Basha.

Ka qenë paaftësia e tij djallëzore ose një paaftësi e kamufluar, që Shqipëria të përfundonte shumë larg modelit të Amerikës që ne shqiptaro-amerikanët aspirojmë. Ai është bashkëfajtor në të gjitha dështimet e lartpërmendura. Ai është bashkëfajtor jo vetëm për atë që i ka ndodhur të djathtës shqiptare por edhe për atë që i ka ndodhur Shqipërisë dhe bashkëkombësve tanë. Për këtë arsye ne mbështesim ‘Foltoren’.

Propozimet tona janë; përfaqësim të Diasporës amerikane me 10%. Përfshirja e shqiptaro-amerikanëve më zhvillimin ekonomik të Shqipërisë; Krijimi i një forumi demokratik shqiptaro-amerikan e parashikuar në statut dhe e përfshirë në strukturat e partisë“, tha ai.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dërguari i SHBA vjen në Tiranë/ Kjo është axhenda e Gabriel Escobar

Publikuar

-

Nga

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor  Gabriel Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë rreth datës 9 Dhjetor. Ky i fundit vjen në Tiranë në ditën ndërkombëtare antikorrupsin, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për vizitën.

Nga sa mësohet ai ka në axhendë takime me krerët e partive politike në vend.



LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 50 vjeçari i jep fund jetës tragjikisht

Nuk dihet nëse në fokus do të jetë situata politike në vend e veçanërisht ajo në Partinë Demokratike, duke qenë se vizita përkon vetëm dy ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ishkryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor që do të pasohet më pas nga ai i kreut të PD Lulzim Basha në 18 dhjetor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Moti i keq/ Peleshi: Stinë e vështirë përmbytjesh, të gjitha strukturat në gatishmëri

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një prononcim për mediat tha se nuk ka vend për panik

Peleshi theksoi se jemi në stinë përmbytjesh, mirëpo të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.



“Dy – tre ditët e ardhshme presim intensitet mesatar në pjesën veriore dhe jugperëndimore të vendit. Në veri është kaskada e Drinit e cila kur reshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujërat arrijnë vlerën maksimale të liqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në jugperëndim kemi lumin e Vjosës , është një lumë i egër në raste të reshjeve të mëdha rrezikon të dalë nga shtrati. Sot kemi nivele me rezerve në kaskadën e Drinit , në liqenin e Fierzës është pothuajse 25 metra nën nivelin e pikut, ka rezerva për disa ditë reshje, se çfarë do ndodhë më vonë ne do të jemi në komunikim. Këto 2 – 3 ditë nuk do të kemi përmbytje të shtuara për shkak të shkarkimeve të detyruara siç ndodh në disa raste.

Hyjmë në stinë të vështirë të përmbytjeve, hyjmë me rezervë. Reshje do të ketë edhe në pjesën jugperëndimore në lumin e Vjosës, në pjesën e Greqisë ku reshjet janë të mëdha për disa ditë rresht, ato rezultojnë me rritje të nivelit te Ura e Mifolit, mund të kemi dalje në rast se do të jetë intensitet i lartë. Të gjitha strukturat janë në drejtim të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë të gatshme, kështu duhet të jenë është prefekturat, u bëj thirrje për gatishmëri të gjithëve. Nuk presim në këtë furi reshjesh, përmbytje të mëdha, në zonën veriore kemi zona depresive siç është zona e Obotit e cila me apo pa shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve. Ka reshje bore por ARRSH, është në gatishmëri, nuk kemi probleme në asnjë aks rrugor në kuptimin e gatishmërisë”, tha Peleshi./CNA.al

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash në Tiranë/ Dyshohet për të plagosur

LEXO EDHE:  10 mijë euro ose ...!/Arrestohen dy gjobëvënësit në Tiranë (Emrat)

 

LEXO TE PLOTE