LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha të gënjen edhe me libër!

21 Tetor 2021, 17:27, Politikë CNA
Lulzim Basha të gënjen edhe me libër!

Lulzim Basha i befasoi të gjithë me botimin e librit të parë të tij “Misioni im”, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Mirëpo, ashtu siç e ka bërë zakon, të gënjejë, Basha nuk është kursyer aspak edhe në librin e tij.

Në një nga paragrafet, Basha thekson se ka marrë ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo ?deklamime? për të ?vrarë babain? politik.

Ai shton se ftesa e përhershme për të ?vrarë babanë? i është dukur  qesharake dhe e pakuptimtë dhe se Berishën e ka parë si shkollë dhe privilegj, dhe jo si barrë që ta vuaj.

Megjithatë, Basha  jo vetëm që e ?vrau babain? politik, por dhe ka nisur luftën ndaj tij.

Me një vendim unanim, një ditë para se të nis punimet Kuvendi i ri, Basha vendosi të përjashtojë  liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së,

Pjesë nga libri:

?.Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo ?deklamime? për të ?vrarë babain?. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babain?. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ?vrarë babanë? më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim.

Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë. Mbi këtë është spekuluar vazhdimisht, duke u përpjekur të krijohet ideja e dualitetit, ideja e mbikëqyrjes, ideja e patronazhit.

Lajmet e fundit nga