Connect with Us

La shkollën dhe mori autobusin e tifozëve të Benfikës, Nojer surprizon tifozin portugez

Sport

La shkollën dhe mori autobusin e tifozëve të Benfikës, Nojer surprizon tifozin portugez

Publikuar

-

Futbolli është një pasion për të cilin tifozët shpesh bëjnë edhe çmendurira vetëm për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës apo idhujt në fushën e lojës. Një aventurë e vërtetë ka qenë historia e një tifozi të pranishëm në shkallë e stadiumit të Benfikës. Djaloshi nga Porto ka lënë shkollën dhe ka hyrë në të njëjtin autobus me tifozët e skuadrës nga Lisbona, por në fund… ka brohoritur me zemër për Bajernin e Mynihut.

“Sot nuk isha në klasën time. Jam nga Porto, jo nga Lisbona. Erdha këtu me një autobus të tifozëve të Benfikës. Kam rrezikuar jetën time për ju, ju lutem fitoni“, ishte pankarta që mbante në duar tifozi portugez. Ky i fundit ka tërhequr edhe vëmendjen e Nojerit, i cili i ka zbukuruar edhe më shumë mbrëmjen duke shkrepur një foto me të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gatuzo mund të marrë drejtimin e kombëtares greke

Publikuar

-

Nga

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.



Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga “Play-Off”-i i Botërorit

Publikuar

-

Nga

E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bild”, por Roberto Mançini e kishte refuzuar. Tani, sipas “Telegraph”, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t’i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i “play off”-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.



Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të “Djajve” bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Anglezët të dashuruar me Armando Brojën, ja reagimi i tyre kur futet në fushë shqiptari

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emrave më të dashur për tifozerinë e Sauthempton dhe kjo shihet qartësisht ndeshje pas ndeshje, edhe kur sulmuesi nuk dhuron ndonjë nga shpërthimet e tij të zakonshme duke krijuar panik në mbrojtjet kundërshtare.

Dashuria e tifozëve të Sauthempton për lojtarin e huazuar nga Çelsi, u pa qartësisht në duelin e djeshem ndaj Leisterit. Broja e nisi takimin nga stoli dhe më pas u aktivizua në minutën e 65 të takimit, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 mes profesionistëve.

Në momentin kur emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit, nisi një duartrokitje e gjatë. Sinjal se sa besim kanë te aftësitë e djaloshit, por edhe për trajnerin Hasenhutl, i cili vazhdon që ta shohë si zëvendësues sulmuesin shqiptar.



Kthimi ne fushe i Brojes on Vidnews.

LEXO TE PLOTE